Dje nje koleg e mik yni kishte postuar ne profilin e tij ne Facebook, “Do te dua” nga Shpat Kasapi, nje kenge qe e degjova per here te pare, por qe mendoj eshte nga krijimet me te mira te Shpatit. Miky yne kishte vene Gjoni 3:16* siper postimit te tij, duke e lidhur ne nje menyre interesante me refrenin e kenges: Hape zemren tende…; ndersa une ndersa po e degjoja fillova vetvetiu te shkruaj vargjet me poshte. Keshtu frymezuar nga Ermali dhe Shpati shkrova……

3:16

Ti je nje krijese kaq e bukur

Kaq e cmuar, kaq me vlere

A e di?

A e sheh thesarin qe fle brenda teje

ne pritje per t’u zgjuar

e jetes tende

drite t’i jape?

 

Ti e nje krijese kaq e bukur

kaq e vyer, kaq e shtrenjte

shpenguar me cmimin me te larte

Mos fli, por zgjohu

rrembeje shpengimin

E si nje shqiponje fluturo lart.

*

“Te rinjte mundohen dhe lodhen, te rinjte e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrezohen, por ata qe shpresojne te Zoti fitojne forca te reja, ngrihen me krahe si shqiponja, vrapojne pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur” Isaia 40:30,31

“Sepse Perendia aq shume e deshi boten, saqe dha te vetemlindurin birin e tij qe kushdo qe beson ne te, te mos humbase por te kete jete te perjetshme” Gjoni 3:16

“Prandaj nese dikush eshte ne Krishtin eshte nje krijese e re, te vjetrat shkuan, ja te gjitha u bene te reja” 2 Korintasve 5:17

“Por Zoti eshte Fryma, dhe atje ku eshte Fryma e Zotit, atje ka liri” 2 Korintasve 3:17

 

Share This