A eshte Shqiperia gati te legalizoje martesat e homoseksualeve?

Kjo eshte nje nga pyetjet qe eshte shtruar ne debatin e rihapur ditet e fundit ne lidhje me kerkesen e Avokatit te Popullit dhe perfaqesueseve te komunitetit LGTB ne Shqiperi per legalizimin e martesave brenda te njejtit seks. Kjo kerkese ka ngjallur reagime te shumta edhe nga figura te mirenjohura te politikes shqiptare. Znj. Mesila Doda u shpreh aq e prere dhe e vendosur per te angazhuar cdo individ nga jugu ne veri, cdo organizate e force, ne mbrojtje te familjes tradicionale. Edhe kjo nuk ka kaluar pa ngjallur reagimin e kampit pro LGTB-se, duke u klasifikuar dhe nencmuar ne fakt si nje nisme prej fetareje dhe jo prej nje ligjveneseje, gruaje dhe nene. Ne debatin ne emisionin “Opinion”, Z. Lubonja shprehu pakenaqesine e tij qe ne fillim te emisionit, duke thene se nuk do te kishte debat te vertete, sepse paneli perballe tij perbehej nga fetare. Disa here gjate emisionit u shpreh si argument mbrojtes se mendimi i pales perballe nuk duhej marre parasysh, sepse ata ishin te tre fetare, madje dikur u quajtene dhe fanatike. Kjo m’u duk si pika me interesante e krejt debatit, ndersa nje ane e panelit qe vinte ne emer te te drejtave te shtypura te nje minorance qe nuk po gjen paqe me vetveten, eshte gati te fyeje, dhe te mos pranoje zerin e nje grupi tjeter shoqeror, nen argumentin se ata jane fetare dhe nuk duhen degjuar! Kjo ngre pikepyetje te medha per nismen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut, sepse per te drejtat e kujt po behet fjale? A mund te ushtrohet e drejta duke mohuar disa te drejta te nje grupi tjeter? Gjithashtu, Z. Lubonja i revoltuar reagon kundrejt argumentit te se vertetes universale, se kush e percakton te verteten universale. Ne fund te fundit, disi Z. Lubonja ka te drejte. Cdo njeri e vendos vete se cfare do qe te besoje dhe cfare kodi moral do qe te ndjeke per jeten e tij. Por kur vjen ceshtja tek shoqeria njerezore, kjo prodhon nje ngerc te madh sepse ne fund te fundit kush e ka te drejten te vendose se cfare eshte e drejte dhe e vertete universale! Kush e vendos se cfare eshte morale dhe amorale, e pranueshme dhe e papranueshme? Kush e vendos se cilit grup i jepet e drejta, sepse ceshtja e orientimit seksual nuk eshte nje ceshtje vetem e komunitetit LGTB, por edhe e zoofilisteve (njerezit qe kryejne marredhenie seksuale me kafshe), e pedofileve, apo e te tjereve qe zgjedhin te martohen me ura, te vdekur etj. Nese ne do te heqim boshtin moral dhe secili do te percaktoje se cfare eshte e drejte per jeten e tij, atehere edhe sistemi ligjor duhet te bjere poshte sepse ne fund te fundit eshte e drejta e cdokujt te zgjedhe jeten si te doje: te vendose pasurine ne ate menyre qe disa e quajne te paligjshme, te beje vetegjyqesi etj. E gjithe kjo situate ne fakt me sjell ne mend nje periudhe te erret te historise se popullit te Izraelit, nje periudhe ku degjon nga historite me te cuditshme dhe me te tmerrshme, kur degjon per luftera dhe vrasje, perdhunime e masakrime. Autori i librit shpesh permend: Ne ate kohe nuk kishte nje mbret ne Izrael dhe secili bente ate qe i dukej e drejte ne syte e tij. Secili bente ate qe i dukej e drejte ne syte e tij!! Ne nje fare menyre ndihem sikur keto vitet e fundit shoqeria shqiptare po reflekton frytet e te njejtit fenomen ku secili po ben ate qe i duket e drejte ne syte e tij. Cdo dite lajmet jane te mbushura me vrasje, masakrime, dhunime e perdhunime. Ligji pothuajse nuk funksionon. Pse? Sepse se pari ligji eshte shfuqizuar ne zemrat e shume shqiptareve, te cilet pas renies se nje boshti ideologjik te imponuar gjate komunizmit, kane vite qe nuk po gjejne dot rrugen e tyre. Ne nje fryme dhe atmosfere te tille, ne si shoqeri na bie barra te percaktojme se cfare eshte e drejte dhe cfare quhet emancipim i shoqerise. Ne kete fryme nje grup i shoqerise ngre zerin ne emer te te vertetave hyjnore, por ky grup percmohet dhe denohet si fanatik dhe i prapambetur nga ata qe ne fakt ngrene zerin per te drejtat dhe respektimin e cdo shtrese te shoqerise!! Ne kete fryme kemi edhe nje shumice qe ngre zerin ne emer te familjes tradicionale shqiptare, pavaresisht sa shume halle dhe sfida e fenomene negative ka qene duke kaluar ajo ne vitet e fundit. Shqiptaret e duan familjen, e ruajne ate ende si gjene me te shenjte, si nje nga vlerat me te forta te tyret qe eshte sulmuar me shume ne vitet e tranzicionit. Nese nuk do te degjojme zerin e fetareve,( sepse ne fund te fundit fetaret fetare jane, nuk ia vlen t’i degjojme) nese nuk do te degjojme as zerin e shumices sepse sipas nesh i bie te jene te prapambetur, te painformuar dhe te pa emancipuar, ke ze do te degjojme? Kujt do t’i referohemi per te zgjidhur ngercin e percaktimit te te vertetave dhe te te drejtave? Ke do te veme Zot qe t’i jape udhe ketij ngerci? Dikur profeti Isaia vajtoi duke thene: “Populli im vuan dhe vdes per mungese njohurie”. Mbreti Solomon tha gjithashtu :”Pa nje vizion populli shkon ne shthurje” ndersa autori i librit te gjyqtareve tha: “Ne ate kohe nuk kishte mbret (mbreti percaktonte ligjin, vinte drejtesine) ne Izrael dhe secili bente ate qe i dukej e drejte ne syte e tij”. Pyetja e fundit e panelit ishte nese Shqiperia ishte gati, nese kishte ardhur koha, apo duhej lene per me vone, te pranoheshin martesat e homoseksualeve dhe lezbikeve. Per mua pyetja mbetet nese Shqiperia do te gjeje rrugen dhe boshtin e te vertetes universale? Pa kete te vertete do te jete gjithmone skllave e cdo kujt qe ben cdo gje qe i duket e drejte ne syte e tij.

 

Rudina Bakalli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×
Share This