Almaz Ayana u përgjigjet kritikëve pas thyerjes së rekordit: “Dopingu im është ….”

Almaz Ayana ende nuk kishte vendosur në qafë medaljen e saj të artë, kur disa kolege te saja filluan të vinin në dyshim rekordin e thyer nga atletja etiopiane, në garën 10 mijë metra për femra.

“Nuk besoj se ajo është 100%. Nuk mund të them se nuk është e pastër, por kam dyshimet e mia. Ishte shumë e lehtë për të” do të shprehej për mediat vendase atletja suedeze Sara Lahti. Sipas Lahtit, atletja etiopiane e cila nuk kishte experiencë në këtë disiplinë e megjithatë kishte thyer rekordin me 15 sekonda, kishte qenë gjithë garën stoike. “ Ajo nuk kishte asnjë shprehje në fytyrën e saj” Lahti më tej do të shtonte se nuk e kishte zakon të krahasonte veten e saj me atletet keniane dhe etiopiane të cilët dukshëm dominonin garat e gjata si për meshkujt edhe për femrat

“Kam vetëm një përgjigje të prerë”- do të përgjigjej Ayana përmes një përkthyesi, pyetjeve supozuese të gazetarëve për lidhjen e përdorimit të drogërave me fitoren e atletes.

“Jo. Së pari: Unë jam  stërvitur specifikisht për këtë ngjarje. Jo. Së dyti, Unë i lutem Perëndisë. Perëndia më ka dhënë mua gjithçka, gjithçka. Dhe së treti: Jo. Dopingu im është Jezusi. Këto janë arsyet e fitores sime”

usatoday

 

Rudina Bakalli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×
Share This