Ata

Ka nje kohe per te folur e nje kohe per te heshtur. Nje kohe kur ndihesh perplot me mendime dhe ide, te cilat do qe t’i ndash me te gjithe, e nje kohe kermilliane- kur ato qe ndjen do qe t’i bluash  perbrenda, packa se mund te jene te renda, ke frike se nese ti mezi i mban, kush tjeter do te ishte i gatshem te te degjonte tamam dhe te mbante rendesen tende.

Jetojme ne nje kohe kur jemi ekspozuar me shume se asnjehere tjeter, me apo pa dashje, ne menyre te qellimshme apo naive postojme e postojme pa fund ndersa presim likes apo dislikes. Keto te fundit nuk kane buton qe mund te shtypesh, por kuptohen.

Ne mes te nje morie te madhe lidhjesh, jane disa me te ngushta, me te thella, te cilat jane dhene me shume dashuri nga Krijuesi yne. Keto jane ata njerez qe pavaresisht nga distanca gjeografike apo kohore, i kemi prane shpirterisht. Ata jane ata qe dine te na degjojne pa u perpjekur te na ndryshojne ne dike qe nuk jemi dhe nuk do te behemi kurre. Ata shohin kush jemi dhe potencialin qe kemi edhe ne ditet tona me te veshtira. Me ta nuk duhet te perpiqesh shume per te mbajtur miqesine, nuk kane vene standarte qe duhet te arrish, nuk duhet t’i blesh me favore, nuk mbajne lista te atyre qe ke bere dhe nuk ke bere per ta, nuk presin rastin me ta kthy te miren me te njejten mase- ata japin me shume se sa ke dhene, japin edhe kur nuk ke dhene. Ata vijne ne nje kohe te caktuar dhe pastaj kur rruget e jetes te ndahen, largohen  pa pritur qe t’u ngresh lapidare publike apo te mbeten lapidar per ty. Sepse ata kuptojne se thjesht jane perdorur nga Perendia, kane dhene ate qe kane marre me shumice dhe pa kushte prej Tij dhe kane kryer misionin e tyre per te qene krah teje ne nje moment te caktuar.

Ata jane te rralle, por ekzistojne. Une jam fatlume qe i kam ne jeten time. Nuk mund te shpreh mjaftueshem mirenjohjen qe kam per ta. Me siguri edhe ti ke disa te tille. Nese jo, kerkoji Atit qe te te bekoje me kete dhurate kaq te cmuar. Nese je nene, lutu per femijet e tu qe Perendia do t’i bekoje me njerez te tille pergjate gjithe jetes se tyre.

 

Rudina Bakalli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×
Share This