Cfarë mund të bësh me 1.2 Euro?

Cfarë mund të bësh me 1.2 Euro?

Cfarë mund të bësh me 1.2 euro në një vend ku rroga mesatare është 1200 Euro në muaj? Kur i mora ashtu shpejt e shpejt nga rafti, pak para se të dilnim nga shtëpia e të niseshim për në aeroport, nuk e dija as sa bëheshin ajo tufë monedhash të vogla kryesisht 20 centësh dhe as nëse do të më duheshin, por unë i futa në xhep gjithsesi.

Fluturimi ynë ishte vonë. Arritëm në Budapest pas mesnate. Fëmijët ishin të lumtur që rrugës kishte dëborë. E kishin pritur aq shumë dhe e kishin kontrolluar gjithë javën parashikimin e motit me shpresën se do të gjenin dëborë aty ku po shkonim. Mëngjesi i gjeti duke luajtur në oborrin e shtëpisë së miqve tanë, ndërsa unë merakosesha për rrobat e këpucët e lagura tashmë prej borës e udhëtimin tjetër që na priste atë pasdite
për Bratisllavë.

U nisëm në drekë. Dielli i pasdites dhe qiejt e pastër, së bashku me muzikën vendase e mullinjtë e erës shtrirë në të dyja anët e autostradës, të shtonin grishjen për këtë tokë të huaj që nuk e kishim shkelur më parë.

“Mami shikoji ato re që duken si ujëvarë- më thotë im bir në një moment. Ujëvarë ose mjekërr, imagjinata jonë mori jetë bashkë me qiejt që po përskuqeshin prej perëndimit.

Arritëm në Bratisllavë pak para se të errej. Nuk di si ta përshkruaja këtë qytet. Një ndjesi e përzierë, një ftohtësi dhe trishtim më mbërtheu zemrën ndërsa pallatet e lartë gati pa jetë, tipikë të komunizmit dhe stili sllav i Prishtinës apo Sarajevës, filluan të dukeshin nga të dyja anët e rrugës. Qytet i trishtë mendova, i zymtë, derisa hymë në Old Town, aty ku arkitektura është ndryshe dhe të kujton një copëz Vienë apo Budapest. Në cep të rrugës së hotelit shikojmë një kishëz blu. Dukej si një kështjellë princeshash apo barbish. E bëjmë një foto nesër kur të jemi të çlodhur, pas takimeve. Një foto që harruam ta bëjmë.

Kur je në një qytet të huaj me makinë, pyetja e parë që të vjen në mendje është ku mund të parkosh. Dhe parkimi është një nga ato hilet që hotelet në booking përdorin më shumë. “Të na falni- na thotë djali tek recepsioni- kolegu im me të cilin keni folur kur bëtë rezervimin, ka bërë një gabim. Nuk kemi parkim të rezervuar për mysafirët tanë, por ju mund të parkoni kudo që nuk ka një shenjë kryq në rrugë. Parkingu është falas nga ora 4 e pasdites deri në 8 të mëngjesit, por në mëngjes duhet të paguani patjetër. Kushton 1 euro e 20 cent një orë. Biletat mund t’i blini tek makinat metalike në cep të rrugës.”
Të paktën nuk duhet të paguajmë deri në mëngjes. Shkojmë të bëjmë pagesën me idenë që të mos coheshim aq herët, por si për ta bërë më të vështirë, makineria nuk punonte me kartë, por vetëm me monedha.
“Nuk i marrim dollarët këtu, vetëm euro” na shpjegon një djalë tek kafeneja afër. Dhe kembimi më i afërt valutor duket të jetë të paktën nja 15 minuta në këmbë. Sa ka filluar shiu dhe ne nuk kemi as cadra.

Rudinë a kemi ndonjë euro me vete, më pyet im shoq.
Jo, i them dhe pastaj kujtohem. Kam ca monedha që i mora kot para se të dilnim por nuk e di sa janë dhe nuk mendoj që na dalin.

Megjithatë i nxjerr nga portofoli dhe i numëroj. 10, 20, 50, 70, 80, 1. 5 edhe 5, ja 1 euro e 10 cent. Ja dhe dy 5-ce të tjera. 1 euro e 20 cent!

1 euro e 20 cent! Fiks sa na duheshin për një orë parking sepse pastaj do të niseshim prej aty për t’u takuar me stafin tonë.

Kësaj i them providencë! Kësaj i thonë sens humori hyjnor, sepse kush do ta kishte menduar se 1 euro e 20 cent të mbetur nga kush e di cili udhëtim i yni, aty në cep të raftit, do të na nxirrnin nga sikleti i një gjobe për parking të papaguar në një vend që e merr seriozisht shkeljen e ligjit.

Diellit të pasdites, qiejve të pastër, asaj cope ylberi në qiell teksa hynim në Sllovaki, mullinjve të erës, i ishte shtuar tani edhe 1 euro e 20 cent si gurë të një altari mirënjohjeje të mirësisë së Perëndisë që na kishte shoqëruar si në çdo udhëtim.

El Elion- Pse nuk duhet të lutesh Zot ji në kontroll

El Elion- Pse nuk duhet të lutesh Zot ji në kontroll

Ishte errur dhe ja ku isha vetëm duke ecur në një rrugë gjysëm të ndriçuar, të një lagjeje që nuk e njihja mjaft mirë, dhe të them të drejtën kisha frikë. Deri në një copë të rrugës kisha qenë me dy gra të kishës, pastaj ishim ndarë. Kisha lënë pas stacionin më të afërt të autobuzit që të ecja pak më gjatë me to e të vazhdonim bisedën që kishim nisur. Ja ku isha tani, tek stacioni tjetër, rreth 20 minuta në këmbë nga shtëpia. Erdhën dhe ikën 3 autobuza, por asnjëri nuk ishte linja jonë. Isha e vetme në stacion dhe nga të paktët njerëz në rrugë. Dhe sa do të pres, mendova pakëz e shqetësuar tashmë sepse kishin kaluar rreth 15 minuta që prisja.

“Nisu në këmbë. Shtëpia nuk është aq larg” më erdhi një mendim i pazakontë në kokë. (more…)

Fences- hate love saving relationship

Fences- hate love saving relationship

One of the morning routines that I hated but have come to like now and look forward to, is a brisk walk in the neighborhood with Lilly, our family dog, after our kids school buss takes off.

Lilly is a beautiful English Setter, a hunting breed. I was wrong when I thought she could survive and getting used living within the walls of an apartment. Instead she loves going outdoor, smelling and chasing flies, birds and even leaves.

Our place is in one of the new suburbs of Tirana, uphill toward the mount. Every morning I take the same itenerary with her, (more…)

Jeruzalem, qyteti i paqes: Dita e pare

Jeruzalem, qyteti i paqes: Dita e pare

Mbreme arrita ne Jeruzalem rreth ores 6. Nuk di si te pershkruaj kete qytet. Pa dyshim qe eshte i jashtezakonshem, si asgje tjeter qe kam pare. Eshte kaq unik, kaq i ndryshem, kaq terheqes, kaq kontraversal me gjithe miksin e kulturave dhe besimeve, kaq i pabesueshem.

Arkitektura eshte jashte imagjinates sime. Nje qytet i ndertuar me gure te bardhe, ndersa ndertesat moderne as qe ngjasojne me kullat e larta gjithe xhama, katrore a abastrakte. Eshte nje stil kaq unik qe ende nuk arrij t’i ve nje emer. (more…)

Are you using the intercom of your life?

Are you using the intercom of your life?

When I was a child I wanted to be an athlete, because all my friends wanted to. I had endurance and would do well in long races, but was not impressive on short races. On top of that, I was very skinny, and my friends did not see me as a potential team player on our outdoor games. I found my niche in gymnastics but my parents were worried for me to join the club, which was on the other side of the city. My sports teacher at school was a tough lady who would not spare us of yelling if we did not measure up. So, I hated sports.

When I told my brother that I was injured last Friday at the gym, he could not believe me. (more…)