Më i përsosur se një Boleslawiec !

Më i përsosur se një Boleslawiec !

Nëse ke hyrë qoftë dhe një herë të vetme në një dyqan Boleslawiec, ti e di që dy gjëra do të ndodhin. Boleslawiec do të kthehet në një pasion, dhe sa herë që një të afërmi tënd do t’i bjerë rruga nga Polonia, do ta pyesësh nëse mund të të sjellë një filxhan a pjatë a produkt tjeter Boleslawiec; dhe nëse të bie rasti të shkosh vetë, do të të duhet një orë që të zgjedhësh mes modeleve të ndryshme pa marrë në duar nja dhjetë filxhanë a pjata të ndryshme, pa i krahasuar dhe pa u siguruar që zgjodhe më të bukurin, sepse të gjitha produktet e tyre janë aq të bukura e unike sa do të doje të kishe marrë me vete gjithë dyqanin. (more…)

Kur e fton Perendine ne lagjen tende

Kur e fton Perendine ne lagjen tende

Para 10 viteve familja jonë u zhvendos nga Budapesti në Tiranë. Eshtë e kotë të them rëndesën në zemrën time kur lamë atë lagje të bukur, me qershitë dhe kumbullat që kishin lidhur kokrrat e ishin afër vjeljes. Ndonjëherë më dukej si një shaka e hidhur. Javën e fundit do të qëndroja gjatë në ballkonin e apartamentit tonë duke dëgjuar këngët e zogjve dhe sytë më mbusheshin  me lot, duke menduar se po iknim.

Kjo lagje kishte një domethënie të veçantë për mua, gati profetike. Sepse shume vite më parë unë kisha ardhur në këtë lagje në një konferencë që zhvillohej në ambientet e hotel “Rubin”, në krye të rrugës që të çonte tek shtëpia ku rrinim tani. Atëherë ishin hapat e fillimit të njohjes me djalin që do të bëhej bashkëshorti im, dhe kam marrë kartolinat e para elektronike prej tij, ndërsa isha aty. (more…)

Në një martesë të fortë, dashuria e ka shtëpinë mbi shkëmb

Në një martesë të fortë, dashuria e ka shtëpinë mbi shkëmb

Nuk e di si do të kishte qenë jeta jonë po të kishim qenë të dy njësoj. Të dy të qetë e të përmbajtur, apo të dy ekspresivë e emocionalë. Mendoj që Zoti e dinte çfarë kemistrie do të kishim ne të dy, të bërë një. Dhe jam mirënjohëse që idea ishte e tij dhe jo e imja.

Në hapat tanë të parë do ta përshkruaja bashkimin tonë si ai i detit me një mal.  Dy të kundërta të skajshme që kur bashkohen bashkë krijojnë një harmoni të përsosur.

Edhe pse më pëlqen që herë pas herë të hedh ndjenjat  e mia në vargje, unë rrallë shkruaj për martesën. (more…)