Bihter, kjo dashuri e ndaluar

Ajo e ka emrin Bihter, bija e dyte e Firdevsit, nje grua e paqendrueshme qe ka humbur pasurine dhe te shoqin, dhe qe ne perpelitje per te ruajtur stilin  e meparshem te jetes, eshte kapur fort pas te bijes. I shoqi i Bihterit, Adnani, eshte nje zotni i ve, i pasur dhe i sukseshem, qe gezon respekt ne qarqet e biznesmeneve. Eshte nje burre bujar dhe fisnik, i permbajtur por do te thosha i verber dhe disi naiv per te pare rreziqet qe i kanosen marteses se tij te dyte. Ai di te jete i mire me te gjithe, te ndihmoje te gjithe, te ruaje balancat me te gjithe, pervecse me gruan e tij shume vite me te re se ai. Te gjithe e kane nje vend ne ate shtepi te madhe qe ka mbledhur shume njerez, vetem ajo duket qe nuk ka vendin qe i takon te kete. Ne fund te fundit te gjithe kane qene aty para se ajo, vajze e re, te hynte ne ate shtepi dhe te merrte persiper rolin e veshtire te gruas se nje burri te moshuar, te ve, me dy femije adoleshente dhe nje tufe sherbetoresh qe nuk dine ku i kane caqet. Keta te fundit e urrejne, e perflasin, e perqeshin, madje disa perpiqen ta vene ne ngaterrese me te shoqin, sepse nuk e duan ne ate shtepi. Po zonjusha?

Ah, zonjusha, kjo grua “e persosur” se jashtmi, me ate vetkontroll ne dinakeri do te thosha; ajo me duket me e rrezikshme dhe dinake edhe se Firdevs. Sepse edhe zonjusha ka harruar ku e ka cakun. Amaneti i ish zonjes se saj per t’u kujdesur per femijet, e ka turbulluar sa te harroje qe ajo nuk eshte zonja e shtepise, nje vend qe ka enderruar ta kete. Askush nuk i di ndjenjat e saj per Adnanin, pervec ditarit te saj te kycur ne sirtar. Zonjusha nuk lejon qe femijet te afrohen me Bihter, nuk i shtyn drejt saj, madje e sfidon per t’i treguar qe ne jeten e tyre ka vend vetem per te dhe se vetem ajo di qe t’u beje dhuratat qe atyre u pelqejne. Si shefja permbi gjithe sherbetoret, nuk merakoset a perpiqet qe zonja e vertete e shtepise te gezoje respektin qe duhet ne ate shtepi. Nuk e inkurajon stafin e saj qe ta respektoje te zonjen. E vetedijshme per respektin dhe dashurine qe gezon ne ate shtepi, ajo kapet pas motres se Adnanit e cila ndez shpresat e saj te fshehta per nje lidhje te mundshme me Adnanin ne te ardhmen. “Rri e prit, shume gjera do te ndryshojne ne kete shtepi” thote e motra, e cila duket se nuk ka qene dakort per kete martese qe ajo e quan te nxituar.

Firvdesi, kjo grua inteligjente, e bukur, por manipuluese. Syte e saj jane kater. Syve te saj, te nje gruaje qe ka kaluar shume gjera ne jete, nuk mund t’u shpetoje asgje, sidomos dinakeria e zonjushes. Dhe Bihteri, kjo vajze e re, e bukur, e papjekur, impulsive, e kapur ne nje rrjet marredheniesh te koklavitura, ku ajo e ka te veshtire te gjeje mbeshtetjen e duhur. I shoqi e ka shume te lehte t’i jape lehtesite financiare, por jo emocionale, sepse cdo perpjekje e saj per te vene rregull ne ate shtepi has ne nje qendrese te forte tek ai. Adnani eshte gati te sakrifikoje ate dhe jo ata, t’i tregoje vendin asaj, por jo atyre. Bihter gjendet  totalisht e braktisur emocionalisht dhe shpirterisht, ndersa ndjen se nuk eshte e mirepritur ne ate shtepi. Ajo shtepi e ata njerez qe duhet ta mbronin e perqafonin, e kane shtyre drejt nje izolimi total. Perpelitet e kapet pas ndjenjave per te shoqin, per te mbajtur te gjalle raportin me te, derisa me ne fund dorezohet. Nuk i reziston dot tundimit Behlul. Dhe ketu nis tragjedia e saj.

Une jam e sigurte qe shumica gjykojne Bihterin. Ajo eshte e dobeta, mekatarja qe nis te genjeje pa iu dridhur qerpiku, qe tradheton te shoqin me te nipin ne te njejten shtepi, pa brerje te ndergjegjes.  Mua me dhimbset Bihter, sepse ajo personifikon shume gra e vajza qe jane lene te braktisura, te pambrojtura, te zbuluara. Ne agonine dhe dhimbjen e tyre emocionale kembet e tyre shkojne aty ku nuk duhet, per te gjetur mbeshtetje dhe dashurine qe nuk po e gjejne. Ato behen pre e lehte e tundimeve dhe lidhjeve jashte martesore. Me kujton disi tragjedine ne kopshtin e Edenit, kur nje grua e re e bukur, nuk i rezistoi dot tundimit per te ngrene “mollen” e ndaluar. Te gjithe e bejne ate fajtore, si arsyen kryesore te te gjithe gjemave qe i kane ndodhur njerezimit qysh atehere. Une ndonjehere pyes veten: Po Adami ku ishte? Ku ishte kur gruaja e tij ishte tek dera e tundimit? Apo ishte aq i zhytur dhe i harruar ne punet e kopshtit, sa nuk e vuri re se gruaja e tij kishte shkuar larg.

Sot ne Shqiperi degjohen histori shume te trishtuara, te bijave te braktisura dhe te lena vetem. Disa prej tyre kane funde shume te hidhura. Ato denohen, gjykohen. Ndonjehere edhe perfliten gjoja per t’u ndihmuar, por mbeten thjesht tema programesh qe duan te kapin edhe nje dite audiencen me shikueshmerine e tyre. Gazetat shkruajne dy tre dite per to, pastaj ato shuhen, derisa te dalin Bihtera te tjere.

Nuk e di si do te perfundoje tamam Bihteri i Dashurise se Ndaluar. Fundin e saj e kam me te degjuar dhe nuk me pelqen. E shoh te vetmuar, te braktisur, te inatosur qe gjithkush e ka lene, here here te penduar, por pa shprese dhe force per te hedhur hapat e duhur. Ajo kapet gjithmone e me keq ne rrjeten e mashtrimit dhe mekatit qe ka thurur vete ne dobesine e saj. Regjizori jo pa qellim ka zgjedhur qe te mos e shpengoje, sepse per te eshte e rendesishme te shihen pasojat e tradhetise bashkeshortore. Por nese Bihter ishte pre e nje “dashurie” te ndaluar, po keshtu eshte edhe zonjusha. Ato te dyja, pavaresisht se njera e rrembyer prej moshes ka hedhur hapat fatale, e dyta e permbajtur per shkak te moshes ecen me kujdes, qe te dyja jane njesoj: te dyja kane nje dashuri te ndaluar. Por nga te dyja mua me dhemb zemra per Bihterin. Nese do te isha regjizorja e ketij seriali televiziv, do ta kisha bere Adnanin te behej burre e te merrte hapin e guximshem per ta percjelle zonjushen jashte asaj shtepie me kohe sepse e meriton- nje grua qe ndjen per te, aq afer tij, eshte nje rrezik per martesen e tij; stafit sherbyes te asaj shtepie do te ia kisha vene kufijte e duhur, do t’ia kisha hapur syte dhe veshet Adnanit per te qene prane te shoqes kur ishte e dobet dhe kishte nevoje per te, do te beja qe Bihter te ikte sa me larg tundimit etj etj por atehere nje fund i lumtur ndoshta nuk do t’i sherbente aq shume moralit te filmit se sa nje fund tragjik……

 

Rudina Bakalli

×
Share This