Budapesti, shalli i kadifte dhe domethenia e humbjes

Javen e kaluar isha ne Budapest per nje udhetim pune. Ishte nje nga udhetimet e mbushura me momente te vecanta por edhe te
cuditshme. Te vecanta sepse isha mes miqsh te mire e te vjeter, me te cilet kam bashkeudhetuar ne momente te caktuara te jetes sime. Ishte i cuditshem sepse ishte udhetimi ku me kane humbur me shume gjera se asnjehere. Gjeja e fundit qe humba ishte nje shall qe me pelqente shume. I kadifte ne nje ane, i mendafshte ne anen tjeter, pervecse elegant dhe me stil, ai shall kishte nje domethenie teper te vecante per mua. Ishte  dhurate nga Valeri, nje mike e cila humbi betejen me kancerin
para pak muajsh. Nuk mbaj mend se ku me ra apo ku e harrova, por e vura re kur do te hipnim ne avion dhe fakti qe nuk mund te
kthehesha ta kerkoja ne aeroport ishte nje pranim i padeshiruar dhe diktuar nga rrethanat. Gjate kthimit ne Shqiperi mendja me mbeti aty dhe tek mikja ime. Ndjeva peshen dhe dhimbjen e humbjes se dickaje te pakthyeshme, dicka qe nuk do ta kemi me,
qe nuk do te na kthehet dhe do te mbetet ne kujtimet tona. Mendova per Xhejms, mikun tone, sa shume do te thoshte per te
humbja e Valerise. Eshte e kote te thuash sa shume i mungon. Statuset e tij dhe fotot qe poston here pas here jane nje ze i
dhimbjes se tij. Mendova per Xhinen, shoqen dhe kolegen time, lotet e saj per te shoqin qe nderroi jete je vit me pare, dhe vetmine qe tha se ndjente sidomos kur kthehej nga puna mbremjeve. Mendova per Even, gruan e dashur, punetore dhe te bute hungareze qe me ndihmoi gjate shtatzanise sime te veshtire ate vit qe jetuam ne Budapest. Nuk e dija qe nuk jetonte me. Ate mengjes mora vesh per humbjen e saj, qe me rendoi thelle ne zemer sepse kisha menduar me gezim qe do ta takoja perseri. Mendova per nje shoqe tjeter timen, e cila ne nje kohe si kjo humbi bashkeshortin e saj, ne nje moshe shume
te re, dhe ne nje dite kur duhet te festonin ardhjen ne jete te femijes se tyre te dyte. Por ajo dite u kthye ne nje shkembim
jetesh- nje qe shkoi dhe tjetri qe erdhi. Ai ka qene nje nga momentet me trondites dhe te dhimbshem qe kam kaluar kur realiteti i pakthyeshmerise ishte nje mundim i patregueshem. Sa me shume dhimbje ka mbajtur ajo, shoqja ime e shtrenjte.

Sot ndersa shkruaj kete, mijera apo me shume njerez vuajne ne forma te ndryshme humbjen. Humbja nuk eshte nje realitet i deshiruar, as nje qe mund ta perballojme sa hap e mbyll syte. Ajo ka ciklin e vete. Per disa agimi vjen me shpejt, per te tjere ndoshta kerkon nje jete te tere qe ta shohin prape mengjesin pas nates me te erret te shpirtit te tyre. Ka qene disi e vecante dhe domethenese per mua te zhytem ne keto mendime pikerisht ne kete kohe, ne kete sezon qe ne fakt eshte sezoni me i bukur dhe i vecante per vitin. Shume e presin dhe e festojne, edhe pse disa e festojne ne menyre siperfaqesore pa menduar me thelle per domethenien e asaj qe festojne. Megjithate gezimi qe percjell lajmi i mire qe engjejt dhane nuk mund te kaloje pa kapluar edhe zemrat e tyre.

Ky sezon na kujton me shume se asnje tjeter gjate vitit, zemren e Perendise kundrejt humbjes. Nese Krishtlindja duhet te na kujtoje nje gje, duhet te jete pergjigjia e Perendise ndaj humbjes me te madhe qe pesoi njeriu: marredhenien me Krijuesin dhe madheshtine me te cilen u krijua. Perendia iu pergjigj humbjes me te madhe duke dhene prej Tij me te cmuarin: Jezusin. Ai erdhi si nje nga ne,  per te na gjetur dhe kthyer aty ku kemi perkitur gjithmone. Nese une si njeri nuk heq dore se kerkuari nje send te humbur qe me pelqen dhe ka nje domethenie apo vlere te vecante per mua, sa me shume kembengules eshte Perendia per te kerkuar dhe gjetur cdo shpirt te humbur i cili ka nje vlere te pacmuar.

 Une sot jam e gjetur. Nuk hyj me tek njerez te humbur. Perhere i jam mirenjohese Perendise per kete. Nuk mund te imagjinoj si mund te kisha vazhduar ne nje drejtim tjeter ne kete jete, si mund te kisha humbur shijimin e dashurise,miresise dhe besnikerise se Perendise ne keto vite. Por nuk e di per ty. A je i gjetur apo ende po endesh i humbur? Shume njerez kane frike t’ia besojne jeten Jezusit. Ata kane frike se ai do t’u marre gezimin dhe shijen e jetes. Kane frike se do te behen te zymte, fetare, te merzitshem, te paragjykuar etj. Kjo sepse ata gabimisht e shikojne ate si marresin dhe jo sic eshte ne te vertete: dhenesi. Jezusi ishte ai qe erdhi ne kete bote dhe ka dhene me shume se askush tjeter. Ai u ka kthyer gezimin dhe dinjitetin e jetes mijerave apo miliona njerezve pergjate shekujve. Ai i ktheu shikimin te verberve, te ecuren te caleve, nderin te percmuareve dhe atyre qe kishin shperdoruar jeten e tyre me zgjedhje te gabuara. U ktheu dashurine te perbuzurve, shendetin te lenguareve etj. Ne fund ai dha gjene me te shtrenjte: jeten!

Nese ka qene nje person ne kete bote qe vetem ka dhene dhe i eshte kthyer shume pak, ai eshte Jezusi! Megjithate ai nuk u ankua, nuk reshti se dhenuri, se sheruari, se kthyeri shpirtrat e humbur dhe te burgosur ne shtepi. U dha mirenjohesve dhe mosmirenjohesve, te drejteve dhe te padrejteve. Sepse e tille eshte zemra e Perendise. Dashuria e Tij eshte pa kushte. Ajo eshte derdhur tek cdo njeri, pa dallim race, social, kulturor. Cdo shpirt eshte i cmuar per te.

“Sepse Perendia aq shume e deshi boten, saqe e dha birin e tij te vetemlindur, qe kushdo qe beson ne te te mos humbase, por
te kete jete te perjetshme”. Ai nuk do qe ti te humbasesh por te gjendesh. Zgjidh sot kthimin ne shtepi.

Rudina Bakalli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×
Share This