Kur e fton Perendine ne lagjen tende

Kur e fton Perendine ne lagjen tende

Para 10 viteve familja jonë u zhvendos nga Budapesti në Tiranë. Eshtë e kotë të them rëndesën në zemrën time kur lamë atë lagje të bukur, me qershitë dhe kumbullat që kishin lidhur kokrrat e ishin afër vjeljes. Ndonjëherë më dukej si një shaka e hidhur. Javën e fundit do të qëndroja gjatë në ballkonin e apartamentit tonë duke dëgjuar këngët e zogjve dhe sytë më mbusheshin  me lot, duke menduar se po iknim.

Kjo lagje kishte një domethënie të veçantë për mua, gati profetike. Sepse shume vite më parë unë kisha ardhur në këtë lagje në një konferencë që zhvillohej në ambientet e hotel “Rubin”, në krye të rrugës që të çonte tek shtëpia ku rrinim tani. Atëherë ishin hapat e fillimit të njohjes me djalin që do të bëhej bashkëshorti im, dhe kam marrë kartolinat e para elektronike prej tij, ndërsa isha aty. (more…)

Në një martesë të fortë, dashuria e ka shtëpinë mbi shkëmb

Në një martesë të fortë, dashuria e ka shtëpinë mbi shkëmb

Nuk e di si do të kishte qenë jeta jonë po të kishim qenë të dy njësoj. Të dy të qetë e të përmbajtur, apo të dy ekspresivë e emocionalë. Mendoj që Zoti e dinte çfarë kemistrie do të kishim ne të dy, të bërë një. Dhe jam mirënjohëse që idea ishte e tij dhe jo e imja.

Në hapat tanë të parë do ta përshkruaja bashkimin tonë si ai i detit me një mal.  Dy të kundërta të skajshme që kur bashkohen bashkë krijojnë një harmoni të përsosur.

Edhe pse më pëlqen që herë pas herë të hedh ndjenjat  e mia në vargje, unë rrallë shkruaj për martesën. (more…)

Alexa, e përsosura pa zemër!

Alexa, e përsosura pa zemër!

 

Alexa është pa emocione. Nuk ka atdhe, nuk ka kombësi, nuk ka pashaportë, e megjithatë kalon nga oqeani në oqean në çdo pikë kontrolli pa më të voglin problem. Alexa flet një anglishte të
përsosur, ka një zë të butë, tek tuk të thotë ndonjë përshëndetje në gjuhë të huaj, nëse e pyet. Alexa ka një tru pa limit, që mund të mbushet me dije me më pak lekë dhe në një kohë më të shkurtër se gjithë vitet që ne njerëzit duhet të kalojmë nëpër bankat e shkollës apo universiteteve e masterave. Ndonjëherë konfuze, por kur e kupton pyetjen apo kërkesën është korrekte si gjermane, e shpejtë si drita. Ka më shumë punë se llafe.

Kur e pyet kush je, ta kthen me të shpejtë: Unë jam Alexa (more…)

Edhe te bukurit vdesin

Edhe te bukurit vdesin

Adele sot ky titull nuk shet, sepse vala e artikujve per ty ka kaluar. Sot ky artikull quhet i skaduar. Sa e cuditshme Adele. Ike ne nje te diele te bukur me diell. Ne menyre te befte, ashtu si shoqja ime. Ajo percillet sot. Iku jo aq befte sa ti, por befas u perlesh me kancerin vetem ne 3 jave.

Kam humbur disa njerez befas Adele. Por jo te gjithe u bene lajme, edhe pse ishin nga njerezit me te guximshem qe kam njohur. (more…)

Një i huaj në shtëpi

Një i huaj në shtëpi

Një trokitje në derë. E hap dhe përpiqesh të kujtohesh. A e njeh këtë njeri? Hedh sytë brenda tek ata që tashmë i ke futur brenda. Janë një turmë. Po ti tek dera a njeh ndonjë nga këta? Ah po, njihke një prej tyre. Atëherë hyr. Atë që njeh nuk e njoh aq mirë, por më duket i parrezikshëm, ndaj hyr edhe ti. Hajde, hajde brenda.
Rehatohu, ndihu si në shtëpi. Ka një vend dhe për ty. Nuk e di tamam pse jeni këtu e çdo gjithë kjo turmë e madhe. Ata më shohin mua, unë shoh ata. Shumë prej tyre i njoh shumë pak, ose aspak nëse do të analizojmë çdo të thotë të njohësh. Disa i kam në punë, disa në lagje, disa i takova në pushime, disa i kisha në shkollë, disa nuk i njoh hiç por meqë trokitën i futa brenda. Ashtu si tek këndi i lojërave, kur një fëmijë të afrohet e të pyet: A do bëhemi shoqe? (more…)