Shigjete

Decluttering- kjo fjale magjike qe na lehteson jeten

declutteringNje nga vuajtjet e mia si nene e re, me femije te vegjel, nuk ishte shkruar ne asnje nga librat apo manualet a artikujt qe kam lexuar per rritjen e femijeve.

Kam lexuar pa fund per gjera te tjera qe lidhen me memesine,  disa e permendin disi terthorazi ndersa flasin per tema te tjera qe ndikojne ne te, por nuk i bien ne koke. Ose thene ndryshe ka qene si te merresh me gjethet e deget, por
jo rrenjet.

Me kujtohet kur jetonim ne Prishtine dhe ne kishim vetem nje femije. Ajo ishte 1 vjec e pak. Babai im na vizitonte here pas here per t’u kujdesur per ne, kur im shoq udhetonte jashte Kosove. Ishte ajo kohe kur duhet te kaperceje male e fusha e kodrina per 14 ore a me shume te arrije ne Prishtine.

Nje dite me kujtohet qe babai im, i lodhur nga lodrat e hedhura gjithandej dhe ne perpjekje per te me ndihmuar, me tha te mos i lija kaq shume lodra time bije per te luajtur, por te ia hiqja apo fshija. Si nje nene e re, ne nje epoke te re, dhe ne lufte me traditen tone qe kerkon qe rregulli te sundoje edhe mbi te zotet e shtepise, i thashe duke qeshur qe ajo ishte femije i vogel dhe nuk do te lexonte gazeta. Rremuja ishte e perligjur dhe mireqenia e saj emocionale per mendimin tim kishte me shume rendesi se rregulli i persosur qe ta ben shtepine nje vend ku duhet te rrish si i ngrire. Edhe pse une ende e mbaj kete qendrim, qe shtepia duhet te na sherbeje ne dhe jo ne shtepise, se koha qe kalojme me femijet tane eshte me me vlere se koha qe kalojme me koke ne lavaman, apo lavatrice, apo duke grryer pllaka e lare perde si te cmendura, prape mendoj se nje mes i arte eshte celesi i qetesise.

Pse? Sepse ne nenat shqiptare nuk dime te pushojme ne rremuje. Une nuk mund te pushoj ne rremuje. Keshtu akumuloja lodhje per shkak te rremujes qe duhet te sistemoja cdo dite. Dhe tani gati 11 vite me pas, mali i lodrave ka qene thembra ime e Akilit, apo thene ndryshe gjembi im ne mish.

Ne fillim perparuam nga dyshemeja e mbushur me lodra- femijet kane nje talent te papare per te derdhur gjithe koshat me lodra ne tapet per te gjetur ate lodren qe duan ata, dhe per t’i lene aty pastaj pasi kane futur ne kuti nje apo dy! Po ne kaluam nga lodrat ne tapet, ne nje tapet te paster ku mund te shkelje pa friken se po vriteshe gjekundi e po thyeje ndonje nga ato lodrat e preferuara.

Femijet mesuan sic keshillonin librat se nese nuk mblidhnin lodrat mami do te ua konfiskonte. Dhe mami e kishte seriozisht. Mami ishte me e vendosur se INUK te merrej me “ndertimet pa leje” ne shtepi!!

Kaluam nga tapeti i paster dhe mbledhja e lodrave ne nje kosh te madh, neper kuti. Kuti me ngjyra ngjyra, masa te ndryshme, me etiketa e te ndara sipas kategorive. Sepse artikujt per organizimin na thoshin qe na duheshin shume kuti! Sa per info keto kuti jane te shtrenjta. Dhe rafti u mbush kuti kuti. I rregullt, i bukur, vetem per nje dite!! Sepse lodrat do te nxirreshin nga kutite dhe do te futeshin ne kutine me te afert. Tani na u shtua dhe nje pune me shume: te mbanim lodrat te kategorizuara!

Dr.Dobson, thote se femijet me prirje artistike jane rremujaxhinj 🙂 Epo mire, kjo me ngushelloi.Por ajo qe do te doja te kisha lexuar e mesuar me heret, eshte qe femijet nuk kane nevoje per kaq shume lodra, dhe qe rremuja nuk organizohet duke blere me shume kuti, kutite shtojne rremujen, por duke hequr lodrat dhe gjerat e teperta dhe duke jetuar sa me thjeshte. Femijeria ime dhe e moshatareve te mi e verteton kete me se miri. Ne u rritem pa lodrat e sotme, ne fakt kishim shume shume pak, per te mos thene aspak. Gjithe pasuria jone ishte ndonje rose plastike, ndonje aparat fotografik loder me xhaxhin qe nxirrte gjuhen, ndonje top llastiku e ndonje kase metalike qe i hapej dhe mbyllej dritarja. Kaq! Por ne kishim nje femijeri shume aktive. U rritem duke luajtur jashte, me shume femije te tjere. Nuk na u desh mali i lodrave per te qene te lumtur.

Kohet e fundit kam lexuar shume per ate term qe do te doja ta lexoja me heret: declutter. Kjo do te thote te heqesh, seleksionosh gjerat e teperta ne shtepi. Cdo dite, nga 15 minuta, mund te mbledhesh nga nje dhome ne tjetren faturat e vjetra, letra qe nuk duhen me, lodra te thyera, dhe lodra per te dhene, apo per te shitur, duke i futur ne dy qese/kuti te ndryshme: nje per te dhene, tjetra per te hedhur.  Ne nderrim te stineve-seleksionimi i rrobave ne te njejten menyre. Nje rregull tjeter i arte: sa here blen nje veshje te re apo kepuce te reja, hiq nga shtepia (dhuro) nje apo dy pale kepuce/ veshje qe ke kohe qe nuk i vesh dhe nuk i mban. Keshtu shtepia merr fryme dhe nuk ngarkohet me me shume rraqe qe duan me shume kuti e me shume vend per t’i mbajtur, qe na cojne te mbyllim ballkonet per t’i vene apo te blejme shtepi me te medha. Pervec kesaj kenaqesia e te dhuruarit eshte me e madhe se sa ajo e te grumbulluarit. Dhe mesimi qe marrin femijet per dhenien, per parane dhe menaxhimin e mire te saj, si dhe vleren e punes, ndersa pergatiten per ato qe quhen garage sale (shitje te sendeve te perdorura), ia vlen me shume se sa sjellja ne shtepi e nje lodre a veshje me shume.

Une ende kam shume pune ne kete drejtim, kam ende male per te hequr, ama kam kohe qe nuk ble me kuti per te organizuar. Madje tani shume kuti me kane mbetur pa pune dhe besoj shume shpejt do t’u vije radha per t’u dhene:)

Te jetojme thjesht, per paqen e mendjes sone.  Prandaj Declutter!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This