Demodete

Demodete

Pa stil, te pasofistikuar, te papergatitur, jo profesionale, te prapambetur, qe te permbledhura bashke do te shkonin mjaft mire me nje DEMODE.

Po, ata jane DEMODETE ne qytetin e studentit, me te cilet ti nuk do qe te shoqerohesh. Jane DEMODETE ne lagjen tende, ne rrethin tend shoqeror e ndoshta edhe ne rrethin e ngushte apo gjere familjar. Ata jane te cuditshem, te bezdisshem. Te lodhin koken me teorite e tyre DEMODE, me librin e tyre sipas teje DEMODE, aktivitetet DEMODE aq sa te vjen te ua plasesh ne fytyre ate DEMODE ne menyre qe te permenden e te behen “real” people. Jetojme ne shekullin e 21 ne fund te fundit.Pastaj jane ata te tjeret, te ngjashem disi me ty. Te veshur me mire, per cudi kane stil, per cudi kane nje pune te mire, per cudi kane dhe te ardhura e nje biznes qe po shkon mire, per cudi jane te artikuluar, per cudi kane force debati, per cudi kane mendime interesante, per cudi kane familje te qendrueshme, marredhenie martesore per t’u patur zili, reflektojne nje lloj paqeje e rehati me veten qe eshte i lakmueshem. Per cudi ndersa flet me shume me ta kupton se edhe ata paskan te njejtin sistem besimi DEMODE dhe ketu e prishin punen dhe te vene ne dileme. Perse u duhet DEMODEJA?!

Shoqeria shqiptare prej disa dekadave tani, pasi i lau duart njehere e mire me sistemet fetare, pasi nuk la gur e tulle ne vend te cdo objekti fetar e kulti dhe zhduki cdo lloj libri “fiction” qe fliste per Zot e njerez te pa rrjedhur nga majmunet, edhe pse sot me kushtetute njeh lirine e mendimit dhe besimit, ka mbetur e perkushtuar kunder cdo menyre te menduari qe ajo e konsideron demode.

Deri diku i jap te drejte, nuk eshte e lehte te shkulet nje sistem besimi i imponuar dhe rrenjosur per 45 vite. Nuk eshte kaq e lehte qe pasi ke besuar per gati gjysem shekulli se Zoti eshte armiku yne dhe i popullit, se besimet dhe fete jane opium dhe mjete per te nenshtruar masat injorante, pasi ke pare shembuj jo te mire dhe demet qe sisteme te caktuara fetare i kane sjelle njerezimit, te mos duash te identifikohesh me keto masa e sisteme. Bota shkon perpara dhe ti je nje nga ata qe sheh drejt se ardhmes, drejt suksesit, drejt karrieres, drejt trendeve me te reja te modes, drejt trendeve dhe filozofive me te reja te marredhenieve njerezore. Mendja jote eshte hapur me shume se sa nje parashute dhe ti je gati te lundrosh i lumtur dhe i lire ne keto hapesira pa fund mendimi, lirie e ekspozimi, packa se kembet i ke ne ajer dhe jo ne toke! E rendesishme eshte te qenurit mendjehapur, i lire, momenti dhe lumturia qe sjell casti.

Ne fund te fundit gjithsecili brenda vetes deshiron te perceptohet mendjehapur dhe jo i prapambetur, njeri i ideve dhe mendimit te lire, sepse keto na bejne te dukemi unik, te jemi te vleresuar, te pranuar dhe te njohur per arritjet tona. Qe nga femijeria na eshte rrenjosur modeli i heroit apo njeriut qe ngrihet mbi mediokritetin. E duam dhe enderrojme njeriun qe le gjurme dhe nuk mund te pajtohemi me dicka me pak.

Por po sikur Dikush te te konfirmonte se nuk ke nevoje te perpiqesh te jesh unik, sepse ke lindur i tille? Nuk ka nje person te dyte si ti ne gjithe historine njerezore. Po sikur DIKUSH te te konfirmonte se je krijuar ne menyre te mrekullueshme dhe i projektuar, destinuar per nje jete me fitore te njepasnjeshme? Po sikur Dikush te te konfirmonte se je pajisur me dhunti per nje kontribut te vecante qe vetem ti mund ta japesh? Po sikur te dije se plotesia dhe permbushja nuk vjen nga te berit e gjerave te caktuara por nga te kuptuarit dhe gjetjes se identitetit tend te vertete? Po sikur Dikush te te thoshte se ti vlen me shume se cdo lloj paketimi dhe kurimi modern qe i ben trupit tend? Po sikur te zbulosh se te qenurit ne harmoni te plote me Krijuesin te vendos ty ne nje harmoni te plote me veten dhe te tjeret dhe e ben jeten tende me dinamike dhe me me shume ngjyra? Po sikur te zbulosh se paqja dhe plotesimi me i madh nuk gjenden tek pranimi dhe miratimi i te tjereve, por tek dashuria hyjnore e shprehur ne nje sakrifice sublime per ty?  Po sikur te zbulosh se ai sistemi i besimit qe ty te duket demode, eshte si sistemi i ligjeve natyrore te cilat sigurojne qe universi dhe ne bashke me te, te mos mbytemi nga kaosi?

Nese ne boten fizike nuk guxojme te injorojme apo anashkalojme keto rregulla qe jane demode per sa i perket origjines se tyre dhe kokeforta per te shkuar sipas trendeve te brezave kohore, perse atehere kerkojme te jetojme larg ligjeve shpirterore nese ato rregullojne mbarevatjen tone shpirterore?

Ka ardhur koha te nderrosh kendin e veshtrimit, sepse kendveshtrimi apo perspektiva jote per jeten ben ndryshimin!

 

 

Rudina Bakalli

×
Share This