Shigjete

“Erdhen krushqit”-Cfare te bejme me armet kimike ne Shqiperi?

1453537_10202116390378577_987870219_nNje nuse dhe dhenderr e shpure me kundragaz. “Erdhen krushqit”. Ishte nje nga fotot e shumta qe po qarkullojne keto dite ne facebook, ne shenje proteste ndaj mundesise se sjelljes se armeve kimike te Sirise ne Shqiperi.

Personalisht kam qene nderdyshas mes vetedijshmerise per te qene te kujdesshem dhe per te thene jo, dhe deshires e pikepyetjes se madhe nese duhet te luajme rolin tone ne stabilizimin e paqes ne bote. Une besoj se shqiptaret, ashtu si une, kane shume arsye te perligjura per te thene “JO”!. Kjo “JO” nuk vjen nga nje deshire egoiste qe nuk na lejon te shikojme pertej hundes e interesit tone, as nga injoranca sic po perpiqej te nenkuptonte sot deputetit Erjon Brace, as nga nje histeri kolektive e pabaze, dhe as nga mosmirenjohja ndaj nje vendi mik e aleat sic jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me kete te fundit besoj se po abuzohet shume. Shqiptaret e kane treguar dashurine dhe respektin e tyre per vendin mik, madje edhe mirenjohjen e tyre, prandaj cdo justifikim apo manipulim politik i ngritur mbi kete argument eshte i turpshem dhe i pavend.

Pyetja qe gjithe shqiptaret nuk i japin dot pergjigje pozitive eshte nese Shqiperia ka kapacitetin e duhur dhe ofron sigurine dhe kushtet maksimale per asgjesimin e armeve kimike. Cdo tentative per t’iu pergjigjur kesaj, nuk mund te qetesoje dhe binde shqiptaret pasi kane pare nje Gerdec, per te cilin familjaret e demtuar ende kerkojne vendosjen e drejtesise. Ne nje vend ku e drejta dhe shenjteria e jetes jane neperkembur cdo dite duke nisur nga zyrat me te thjeshta e deri tek dyert e spitaleve, kush mund te qetesohet se ky vend ka kapacitetin per te demontuar pa incidente dhe pa kosto jetesh njerezore apo kosto ekologjike, armet kimike te Sirise.

Duke marre shkas nga revolta dhe zhgenjimi qe nje pjese e mire po shprehin ndaj qeverise se ciles i dhane voten ne 23 Qershor, dua te shtoj se ne fund te fundit besoj se nese ka nje mesim qe ne duhet te veme veth ne veshe sa me shpejt si komb, eshte qe shpresa e vene mbi njeriun do te te zhgenjeje gjithmone. Kete tregon edhe historia jone shumevjecare. Qeverite, njerezit na kane zhgenjyer. Kujtohen dhe perdorin dhimbjen dhe vuajtjen tone si nje trampoline per pushtet. Ne kemi nevoje te kthehemi ne rrenjet dhe burimin e shpreses se vertete, prej nga buron edhe shenjteria e jetes. Ky eshte Perendia! Dhe Ai me shume se cdo kush tjeter, jo vetem e do cdo shqiptar, por eshte i afte te mbaje fjalen, te mos shperdoroje pushtetin, te veproje per mireqenien e krijeses se Tij.

Nese do te vazhdojme te kerkojme te shuajme etjen nga cisterna te thyera, do te mbetemi jo vetem te etur, por edhe te lenguar.

R.B

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This