Integriteti kjo vlere e humbur

Ditet e fundit shtypi yne eshte perfshire nga debatet ne lidhje me skandalin e videove te publikuara nga ajo qe quhet jeta private, e njerit prej gazetareve me te njohur te ekranit shqiptar. Keto video pervec se kane vene gazetarin ne nje pozicion shume te veshtire, i kane kushtuar atij shtrenjte ndersa televizioni per te cilin punon ka marre vendimin e pezullimit te tij per nje afat kohor te pacaktuar. Nje vendim ky qe nuk ka kaluar pa replika dhe revolte jo vetem te kolegeve te tij, por edhe ne opionionin e gjere. Ky vendim ne vend te pergezohej dhe pershendetej, eshte quajtur i paprecedente, i padrejte dhe i nxituar sepse gazetari ne fjale ne fund te fundit eshte viktime dhe si njeri ka te drejte te beje c’te doje ne jeten e tij private.

Ndersa kam lexuar opinionet dhe mendimet e atyre qe jane pro vendimit dhe te atyre qe jane kunder ketij vendimi, kam ndjere nje keqardhje te thelle per faktin se ne si shqiptare kemi kaluar nga nje shoqeri e mbyllur totalitare ne nje shoqeri te hapur por pa taban, dhe pa nje sistem vlerash te cilit mund t’i referohemi. Nga bunker, jemi kthyer ne nje han pa shtylla, e pa dyer- gjithcka mund te hyje e te dale si te kete qejf ne emer te lirise dhe te te jetuarit te jetes. . Ajo pakice qe ende flet per vlerat perndiqet intelektualisht nga ata qe e konsiderojne veten per me te perparuar se shtresa tjeter, si njerez mendje hapur. Pyetja qe duhet shtruar ne te dyja rastet eshte se kush e vendos se cfare eshte e mire dhe e keqe? Kush e vendos se cfare do te thote te jesh mendje hapur dhe kush eshte mendje hapur? Sepse per ironi zakonisht ata qe e konsiderojne veten dhe thone se jane mendje hapur, e kane mbyllur mendjen njehere e mire per nje ose disa shkolla mendimi dhe filozofie mbi jeten. Ata kane hapur deren vetem per nje shkolle e sistem te caktuar mendimi dhe besimi.

Per t’u kthyer ne ceshtjen ne fjale- a eshte e drejte te penalizosh nje punonjes per shkak te ekspozimit qofte edhe dashakeq nga nje pale e trete, te momenteve te tij private?

Une mendoj se pyetja duhet te jete ndryshe. A jane te ndara jeta private dhe jeta publike kur vjen ceshtja tek karakteri? Cfare eshte e drejte ne jeten private dhe cfare mbetet e gabuar pavaresisht se behet privatesisht? Cilat jane ato ceshtje apo situata qe nuk do t’i benim publikisht sepse e dime qe jane te gabuara, por qe do t’i benim privatisht sepse askush nuk na sheh? Ne fund te fundit, nese jeta private qenka e shenjte, dhe nuk duhet prekur, a nuk duhet te reflektoje ajo shenjteri (pasterti morale) ne mos per hir te Atij qe eshte i shenjte, te cilit nuk i fshehim dot asgje, per hir te asaj fjale  “e shenjte” qe vete e zgjedhim kur flasim per jeten tone private? A ka kufij jeta seksuale apo ne privatsi nuk ka me kufij sepse jemi njerez te lire e bejme c’te duam? A duhet ushtruar vetekontrolli edhe kur jemi vetem apo nuk na sheh njeri, apo vetekontrolli vlen vetem per kur na shohin te tjeret e jemi ne publik? E ne fund, a eshte vlere vetekontrolli? A ia vlen t’i fluturosh larg tundimit apo eshte me mire t’i dorezohesh kenaqesive te momentit, packa se ne cfare menyre fitohet? Sa humb dhe sa fiton kur i ve ne balance? A ia vlen kostoja qe paguan ne planin familjar, prinderor, profesional e shoqeror? A ka shprese per njeriun te ia dale mbane apo nuk kemi c’te bejme, te gjithe jemi te destinuar te biem pre e epsheve?

Mendoj qe keto jane pyetje qe duhen bere per te shkuar ne rrenje te problemit.

Jeta private ka rendesi, sepse aty e ka zemren integriteti. Nese nuk e gjejme aty ku nuk na sheh njeri, nese nuk e kemi, atehere nuk mund ta huazojme per nje kohe te gjate ne vendin e punes dhe ajo qe do te investojme permes profesionit tone, cfare do qofte ai, do te vuaje simptomat e mungeses se integritetit.

Po nese rrezohemi? A ka me shprese apo duhet te vuajme gjithe jeten pasojat e kapjes ne flagrance?

Interesante eshte se Ai, te cilin e injorojme dhe e mbajme larg jetes sone, eshte i pari dhe ndonjehere i vetmi qe na shtrin doren e sherimit dhe ristabilizimit. Ai na jep hir, falje, nje mundesi dhe jete te re.

Nuk duhet te harrojme se te gjithe jemi te dobet dhe kemi momentet e rrezimit, por Ai, Perendia, eshte Sheruesi dhe Shpetimtari yne. Ai nuk e percmon as e hedh poshte nje zemer te thyer dhe ate qe eshte rrezuar.

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

Rudina Bakalli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×
Share This