Shigjete

Hyr me cfare kembe te duash!

“Hyr me kemben e djathte” i thashe bashkeshortit qe sapo ishte kthyer nga nje xhiro ne diten e pare te vitit te ri. “Pse?” me pyeti ai i habitur. “Se keshtu thone qe te shkoje mbare viti”- vazhdova une me hezitim dhe tejet e habitur qe ato fjale kishin dale prej meje. Ai beri nje hap shume te vendosur: me kemben e majte!!

” Po pse me kemben e majte?”

“Sepse jane budallalleqe dhe nuk u besoj ketyre gjerave” tha ai dhe vazhdoi te heqe kepucet.

Une u rrita ne nje zone te jugut qe shquhet per supersticione. Mos qep te premteve se eshte gjynah. Mos u laj te martave se eshte gjynah. Mos udheto dhe mos bej pune te rendesishme te martave se eshte dite ters. Mendo si do te ndiheshe kur ndonje provim i sezonit te binte diten e marte. Dil me kemben e djathte ne fillim te vitit shkollor, qe ta nisesh mbare. Hidh uje perpara shkalleve kur ke provim apo fillon shkolla, qe te te shkoje mbare. Mos ujit lulet naten se eshte gjynah. Per vitin e ri i pari qe duhet te te hyje ne shtepi duhet te jete nje djale. E shkreta une, nuk e provova dot kurre te vizitoja ndonje komshi naten e vitit te ri, se si vajze qe isha do te me mbanin inat gjithe jeten pse u shkela ne dere ate nate! Ky mision i rendesishem ishte ruajtur vetem per vellain tim. Me kujtohet nje vit kur komshia jone qe kishte vetem 3 vajza, na dergoi vajzen e madhe. Per cudi ai vit nuk na shkoi ters. Edhe vajzat paskershin kembe te mbare. Me kujtohet qe sa here kishte ndonje ndeshje te rendesishme futbolli ose duhet te luaja me ndonje shoqe, ose te rrija ne dhomen time e te mos futesha ne dhome se bente vaki te sillja ters si vajze qe isha dhe bente gol kundershtari! Qe atehere nuk shikoj me kurre futboll:)

Nese te del ne rruge nje e cale, nderro rrugen se eshte ters. Mos, ku me erdhi ky apo kjo e para per te blere, e ka doren ters. Para 3 ditesh hyra ne nje dyqan enesh. Ishte gati bosh dhe pas 5 minutash nuk kishe ku te levizje. Dhe ja tek arka degjoj nje burre qe me mburrje i thote te shoqes: kur hyme ne nuk kishte kembe njeriu dhe ja shiko si u mbush tani. M’u duk si ai djali i vogel qe hynte per here te pare ne shtepiat e komshinjve naten e vitit te ri, per te sjelle fat. Sic duket nuk e kishte harruar kurre privilegjin e te qenurit me “kembe te mbare”! A thua po e thoshte me ze kaq te larte qe te zoteve te dyqanit te mos u shpetonte ky nder qe u kishte bere?!

Keto e me shume bestytni jane aq te rrenjosura brenda nesh, dhe na roberojne duke mos na lejuar te jetojme te lire dhe pa frike se po na doli nje e cale do te na shkoje ters, se po na shkeli ky apo ai do te na sjelle ters, se po te udhetoj te marten rrezik te bej aksident, se po te qep te premten kush e di cfare do te me ndodhe, se po te me thyhet pasqyra do te me shtyhet martesa edhe per 7 vjet e keshtu me radhe.

Nuk ka rendesi se kush shkeli i pari kete vit te ri dhe me cfare kembe hyri. Nuk ka rendesi nese vesh kete apo ate gje. Nuk ka rendesi nese te doli i pari ky apo ai. Ato dhe ata nuk kane fuqi. Fuqine supreme mbi jeten tone e ka Perendia, Sovrani. Sot jam e gezuar dhe mirenjohese qe mund te jetoj e lire dhe t’i gezohem cdo dite si nje dhurate prej Atit qiellor. Jam e gezuar qe ai moment ku frika e bestytnive te mbjelle prej vitesh ne femijerine time nxjerr koken, mposhtet nga siguria qe Ai qe eshte ne jeten time eshte me i madh dhe ka fuqine sovrane. Ai me do dhe ka nje plan te persosur per mua. Kjo me cliron nga cdo frike. Me ben te marr fryme lirshem e te shijoj lirine! Jo me kot Jezusi tha se ata qe ai do t’i bente te lire, do te ishin te lire ne te vertete. Dashuria, sovraniteti dhe premtimet e Perendise me japin shprese,  siguri dhe paqe kur ne lutje i dorezoj Atij deshirat dhe endrrat e mia per kete vit, duke ditur se Ati yne qiellor me do.

Atehere le te behet vullneti yt o At ne 2014 ne toke sic eshte ne qiell! Le te behet vullneti yt sepse eshte me i miri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This