Shigjete

Edhe Divat do te thone lamtumire

Ishte nje nje bilbil, krenari kombetare, e pazevendesueshme, e paharrueshme, njeri i madh….ishte nje dive. Lista vazhdon pafund duke me bere te ndihem disi se dhimbja per shuarjen e nje jete pa dashje zbehet. Nder ta ka njerez qe thjesht thone se dhimbja eshte aq e madhe sa nuk mund te flasin. Dhe atehere e ndjej ate peshe te dhimbjes qe u zbeh nga madheshtia e fjaleve. Jo sepse ajo nuk i meriton ato fjale, ajo i meritonte, por para se te ishte nje dive, nje krenari kombetare, frymezim, e pazevendesueshme, mentore etj etj ajo ishte nje grua, nene, moter, mike dhe atyre ajo nuk do t’u mungoje per zerin e bukur, apo arritjet, por per prezencen e saj. Ajo ishte nje qenie njerezore dhe te perkufizuarit e saj vetem ne fuqine e zerit te saj eshte sikur ta zvogelosh, ta tkurresh shenjterine e jetes, unikalitetin e saj  jashte skene dhe tragjedine e humbjes.

Sot Vacja eshte sikurse ata 11 te tjere te cileve iu nderpre jeta papritur humnerave e rrugeve te Shqiperise. Ata iken te gjithe bashke sot, te njohur e te panjohur, te shquar apo te zakonshem, te medhenj apo te vegjel, te pasur apo te varfer, te semure apo te shendetshem, te suksseshem apo te deshtuar. Por te gjithe ata bashkohen ne shenjterine e jetes dhe se te gjithe ishin njesoj te cmuar e te vleresuar ne syte e Atij qe i krijoi. Ata sot jane bashke njesoj ne anen tjeter te jetes, dhe dekoratat e sukseset, qofshin te medha apo te vogla, me peshe apo pa peshe, i lane ketej sepse atje nuk u duhen. Atje nuk do te maten me, as te nderohen sic u maten e u nderuan ne kete ane. Nje gje eshte e sigurte, sot ata i mungojne familjeve te tyre me shume se kurre. Ndaj Zot te lutem ngushelloji e jepu force e kujtoji per brishtesine e jetes dhe madheshtine tende.

“Na ndihmo te numerojme ditet tona, qe te ecim ne menyre te mencur” Mbreti David

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This