Shigjete

Kur te aprovon Perendia

Image

Disa dite me pare, ndersa po lutesha dhe derdhja zemren para Perendise, u cudita ndersa keto vargje nga Psalmi 23 me erdhen nder mend:

“Ti shtron para meje tryezen ne prani te armiqve te mi;

ti vajos koken time me vaj; kupa ime po derdhet.

Me siguri pasuri dhe miresi do te me shoqerojne ne gjithe ditet e jetes sime;

dhe une do te banoj ne shtepine e Zotit dite te gjata”

 Gjithmone e kam pare Psalmin 23 si nje psalm ngushellimi ne kohe veshtiresish dhe problemesh, per te adresuar friken, por nuk e kam pare kurre me pare domethenien dhe peshen e vargjeve 5 dhe 6. Ndalu dhe parafytyro per nje cast kete skene: Zoti pergatit nje tryeze per ty ne prezencen e armiqve te tu. A nuk eshte e fuqishme? Mua me rrenqeth! Vetem per nje moment mendo: Zoti- Krijuesi dhe Mbreti i Universit, Sovrani shtron nje tryeze per ty! Jo ne nje moment qetesie apo mireqenieje per ty, por ne nje kohe kur armiqte e tu jane prane teje. Dhe jo vetem kaq, por perpara tyre Ai jo vetem nuk te ul poshte, por vajos koken tende me vaj, nje simbolike kjo e afirmimit dhe aprovimit te Tij, ndarja menjane per nje pune Tijen te vecante. Ai pra te zgjedh, te ndan me vete, te miraton dhe te beson nje detyre per Mbreterine  Tij. E gjithe kjo ne prezencen e armiqve te tu. Ata jane mbledhur te te shkaterrojne dhe hedhin poshte. Perendia te miraton, perkujdeset per ty dhe te ngre lart. A nuk eshte kjo e mahnitshme dhe e fuqishme? 

Mbreti David vazhdon duke thene se kupa e tij po derdhet. Atij i eshte dhene me bollek. Nuk i mungon asgje. Dhe shpall me siguri duke thene: me siguri miresia dhe dashuria jote do te me ndjekin gjithe ditet e jetes sime dhe une do te banoj ne shtepine e Zotit dite te gjata” Mbreti David sheh drejt se ardhmes me siguri dhe shprese, per shkak te besnikerise se Zotit  ne te shkuaren dhe te tashmen e tij. 

Nuk kam fjale te pershkruaj si me ka bere te ndihem kjo skene. Keto vargje me kane ndihmuar te shoh veshtiresite, dekurajimet dhe lendimet nga nje drite krejtesisht e re. Me bene te ndihem e sigurte, krenare qe jam femija e Atit qiellor, mirenjohese dhe plot gezim si ai femija qe e ngacmojne ne shkolle apo ne rruge dhe babai vjen dhe i del krahe. Dhe nese siguria e babait dhe ndihmes sone tokesore na sjell kaq gezim e siguri, sa me teper na sjell siguria qe vjen prej miratimit dhe mbrojtjes se Atit tone qiellor!

O Zot na ndihmo te zhytemi cdo dite ne dashurine dhe besnikerine Tende. Na ndihmo te kuptojme dhe perjetojme thellesine e identitetit tone ne Krishtin dhe drejtesise qe kemi marre prej sakrifices se Tij ne kryq. Amen 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This