Shigjete

Magjia e Soda Caustika- per tenxhere drite ne 5 minuta

soda-causticaNese je nje amvise e papersosur si une, atehere me siguri ka te ngjare qe t’i kesh djegur fasulet nje here ne jeten tende. Apo nese je meraklie pas recelrave por je fillestare si une, mbase te ka ngjare qe receli i fikut te ka zene nje shtrese kokeforte ne tenxhere, qe mbase gjithe telat e dyqanit te lagjes nuk mjaftojne ta gerryejne. Nese nuk i perket kesaj kategorie, s’ka gje, si specialiste qe je, mbase mund te mesosh ndonje sekret te ri qe nuk e dije 🙂

Mamaja ime gjithmone bente liko dhe recel gjate veres. Ende me kujtohen kumbullat e bukura qe i zgjidhte me kujdes, as te buta as te forta, apo qershite, ftonjte, fiqte, rrushi, shalqini. Ne shtepine tone gjithmone kishte recel dhe liko te bere me merak nga dora e mamit. Ne ballkonin tone nuk mungonte asnjehere lulja cudiberese e indershase qe leshonte nje arome aq te mire duke lezetuar recelrat dhe likote. Duket qe prej mamit une trashegova dashurine per kuzhinen dhe gatimin. Megjithate koha e tranzicionit dhe te jetuarit larg familjes qe prej universitetit dhe me vone punesimit ne Tirane, ndoshta nuk me ndihmuan qe une te trashegoja me heret sekretet e saj te kuzhines.

Kur dua te gatuaj dicka te re qe e mbaj mend nga femijeria, e marr ne telefon dhe e pyes. Sa kg fiq me duhen, sa sheqer, cfare temperature, etj dhe ajo m’i tregon gjithe qejf dhe me vone nese une habitem pas puneve ne shtepi e harroj ta marr vete, ajo me merr ne telefon per te me pyetur se si doli.

Keshtu ndodhi kete jave qe kaloi ndersa ishte java e recelit per shtepine tone. I ndoqa me perpikmeri keshillat e saj dhe receli doli si shpirt, ama teksa perpiqesha te gjeja temperaturen ideale te zjerjes, tenxherja zuri nje kore te mire kokeforte nga fundi i procesit. Nje nga ato koret e zeza qe duan force bualli t’i kruash e t’i heqesh. Epoka e teknologjise na ka lehtesuar sepse sot me nje klikim te vetem ne internet mund te gjesh dhjetera video me “si te”.

Keshtu e gjeta edhe une sekretin tim per tenxhere te pastra ne 5 minuta 🙂 Ajo quhet Soda Caustica. Duhet vetem nje ose dy luge gjelle prej saj ne tenxheren e djegur, dhe dy apo 3 gota uje, dhe ta lesh te zjeje per 5 minuta qe te dorezohet edhe tenxherja me kokeforte. Nuk ka nevoje ta kruash, as te perdoresh detergjente te tjere. Mjafton vetem ta shpelash dhe tenxherja do te jete si me pare. Kjo vlen edhe per pastrimin e fritezave manuale (jo elektrike) apo siperfaqe te tjera te veshtira per t’u pastruar prej yndyres. Pastron shpejt, ne menyren me efikase, duke te kursyer energjite dhe kohen per gjera te tjera me te cmuara. Duhet patur kujdes te perdoren patjeter dorashka kur pastron me te (lavamanet psh) dhe te mos preket uji i perzier me sode, dhe te rrihet larg avujve qe leshohen gjate zjerjes ne pastrimin e tenxhereve.

Shpresoj te jete ndihme. Nese ti ke mesuar nje sekret tjeter praktik, shkruaje ne koment 🙂

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This