Ne Bllok ku ecin te bukurit

Me pelqen te eci permes Bllokut, aty thuhet se ecin te bukurit. Aty ku duket se gjallon nje lloj tjeter jete. Nje jete pa strese, pa
limite, pa keqardhje, pa pengje, pa deshtime. Sepse aty duket sikur cdo njeri qe kalon eshte nje histori suksesi. Aty sheh djem e vajza te ulur ne lokale, apo duke ecur, qe shpesh duken sikur sapo kane dale nga nje katalog apo kopertine reviste.
Aty me siguri ecin cdo nate Hirushet ne kerkim te princit e kapercimit te boteve. Aty, edhe ata qe shesin lulet, duken kaq te
bukur e te suksesshem. Sepse Blloku percjell nje lloj ndjesie qe nuk e has ne rruget apo lagjet e vjetra tradicionale tiranase, ku e vjetra, tradicionalja ben kontrast me te rene. Ne Bllok ndodh ndryshe. Per cudi edhe pallatet e vjeter duken ndryshe, grilat e vjetra te japin pershtypjen sikur brenda tyre jetojne te lumturit. Dhe brenda nesh ngrihet nje deshire e cmendur, gati e pashprese, per te jetuar ne Bllok. Sepse kur ti ecen permes Bllokut, apo blen ne Bllok, ti ndihesh Dikushi!

Kur shkembehem me njerezit e “suksesit” ne Bllok, shpesh pyes se cfare tamam fshihet pas rrobave firmato e make-up-it perfekt. Cfare ka pas atyre buzeqeshjeve te sigurta dhe ecjes konfidente? A thua te bukurit ndihen mjaft te bukur kur ecin aty? A thua konfidenca e tyre tronditet kur dikush kalon apo ulet ne tavolinen perbri me nje laptop, tablet, ipad, iphone, samsung galaxy me te fundit? A thua i bezdis apo shqeteson ai momenti i peshimit te vleres ne baze te asaj qe ke dhe dukesh?
Si kthehen ne shtepi pas shetitjes se tyre? Hirushet qe nuk kane gjetur princin, me siguri kthehen te zhgenjyera duke i dhene
force vetes se te nesermen mund te jete dita e fatit te tyre. Po te tjeret? Cfare do t’i ktheje serish te nesermen ne Bllok nese nuk jetojne aty? Adrenalina qe u jep ideja e te dukurit apo qenurit te rendesishem apo ai momenti i shkurter i kenaqesise? Nuk e di.

Mua me pelqen kur eci ne Bllok. Me pelqen gjalleria. Me pelqen gjelberimi, qe per cudi duket sikur eshte perqendruar aty. Me
pelqejne rrugicat, lokalet, dyqanet, me pelqen te blej ato lulet e bukura qe shiten vetem aty ne hyrje te Bllokut. Por me
pelqen te sfidoj bllokistet per te menduar pertej ambalazhit e paketimit te jeteve, per ato nevoja qe therrasin brenda cdo
zemre njerezore per pranim, vleresim, dashuri besnike e jetegjate, harmoni e shoqeri te mire, te cilat i shtyjne kembet ne Bllok, por nuk mund te blihen dhe as gjenden ne asnje nga lokalet apo dyqanet e Tij. Ato gjenden diku tjeter, krejtesisht falas, te siguruara me nje cmim sakrifice dhe i lume eshte ai qe i gjen!

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

Rudina Bakalli

One thought on “Ne Bllok ku ecin te bukurit

  1. Dikush njehere tha: “sa me te bukura rrobat dhe pamja e jashtme, egziston mundesia qe boshlleku i brendshem eshte po aq i madh”… Jo se eshte e vertete ne te gjitha rastet, por ma merr mendja qe keshtu ndodh shpesh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×
Share This