Shigjete

“Zoti nuk është aq i preokupuar me notin, por me..”-Maya DiRado, Rio 2016

maya-diradoMaya DiRado renditet ndër yjet e notit këtë vit në Lojërat Olimpike të Rios, me një medalje të artë në garën 4X200m, një të argjendtë në  garën individuale të 400m, një të bronztë në garën individuale të 200m dhe së fundmi duke nxjerrë jashtë loje të preferuarën “Zonjë e hekurt” te Hungarisë, Katinka Hozu, dhe duke rrëmbyer medaljen e artë në 200 metershin në stilin shpinë. E pyetur nëse e gjitha kjo i dedikohej favorit të Zotit në jetën e saj, DiRado do të përgjigjej se nuk mendonte se Zoti ishte aq shumë i preokupuar me këtë aspekt të jetës së saj.

“Mendoj se Zoti është më i interesuar nëse po reflektoj dashurinë dhe mirësinë e tij në botë” thote ajo. Në një intervistë për “Krishtërimi Sot” (Christianity Today) DiRado shpjegon më tej “Idea se jam fëmijë i Perëndisë dhe se dashuria e Tij për mua nuk përcaktohet nga asnjë arritje e imja më ka dhënë një konfidencë të thellë”

DiRado është nga ata persona që mund ta pëlqesh sa e takon. Pjesëmarrja në një sport ku konkurenca është e lartë nuk e ka penguar që të jetë miqësore, apo t’i urojë sinqersisht për arritjet sportistet e tjera që konkurojnë bashkë me të. “Për mua jeta nuk rrotullohet rreth notit, apo të ua kalojë njerëzve të tjerë” Përkundrazi ajo e sheh notin si një sfidë për të vënë qëllime të larta dhe për të gjetur rruge si t’i arrijë. DiRado gjithmonë ka një buzëqeshje të madhe në fund të çdo gare dhe është e shpejtë për të uruar sportistet e tjera që garuan me të.

DiRado ndan një qëndrim të shëndetshëm për notin, duke thënë: “është një aktivitet mjaft egoist, e kam ditur gjithmonë këtë fakt dhe nuk mund të lejoj që të kthehet në gjithë botën time”. DiRado nuk ka vendosur gjithë identitetin dhe të ardhmen e saj mbi notin, në fakt për cudinë e të gjithëve 23 vjeçarja e diplomuar nga Sandford, ka vendosur që të lërë sportin, për t’iu përkushtuar familjes dhe profesionit të saj si konsulente

“Ndoshta mund të jetë e vështirë për disa njerëz të kuptojnë vendimin tim, por më mirë preferoj të largohem kur jam në pikun tim, me shijen e kësaj experience të mrekullueshme, se sa kur ta urrej apo kur ta kem të pamundur të konkuroj në një nivel të lartë. Po e përfundoj me një shije shumë të mirë dhe absolutisht pa asnjë keqardhje për atë se çcfarë mund të ishte”

Ndërsa shikon profilin e kësaj sportisteje, nuk është e vështirë të kuptosh se forca e saj e ka sekretin tek konfidenca që ajo ka në identitetin e saj shpirtëror. Ajo nuk fiton për të qenë apo për t’u bërë dikush, por konfidenca që ka në sigurinë që vjen prej besimit të saj në Jezusin, e ndihmon që të garojë me konfidencë, të vërë qëllime të larta për veten dhe të përkushtohet dhe ecë me disiplinë, t’i shohë garueset e tjera jo si një kërcënim që duhen hequr qafe, por si bashkëudhëtare dhe qënie të cmuara në sytë e Perëndisë.

Po ty çfarë të jep forcë dhe konfidencë? Ku e gjen frymëzimin për qëllimet që i vendos vetes dhe sa e vendos identitetin tënd në fitoret e tua?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This