Pushime pa Facebook

Pa Facebook, me familjen, ne nje plazh te qete e jo popullor te cilit kur ia them emrin me pyesin dy ose tre here te tjera per ta qartesuar. Ne nje shtepi te thjeshte tipike fshati, me avlli, oborr a bahce, rrethuar me hardhi e rrush qe ende nuk eshte pjekur, me 3 plepa feshferimat e te cileve i benin mengjeset e mbremjet me te fresketa e paqtuese, dhe nje cezem qe sjell ujin e fresket te burimit dhe qe une here pas here i referohem si pusi. Larg smogut, aty ky qielli eshte krejt i paster dhe yjet nuk i numeron dot, ku Rrugen e Qumeshtit kisha vite pa e pare aq qarte, ndoshta qe nga femijeria; ku nata eshte pus dhe sheh xixellonjat; ku avionet fluturojne afer dhe me kujtojne frazen qe gati e kam mesuar permendesh: Te dashur pasagjere, po i afrohemi aeroportit te Tiranes dhe po behemi gati per zbritjen….Ju lutem vini rripat e sigurimit, drejtoni sediljen, mbyllni tavolinat….Ky eshte kapiten….faleminderit qe fluturuat me ne” Femijet e mi qeshin, ndersa lahemi ne det dhe avioni fluturon afer dhe une u tregoj se cfare po u thote kapiteni. Ata pyesin nga e di une, ndersa une u tregoj emocionet dhe gezimin tim ne ato momente kur avioni eshte aq afer sa ky dhe e di qe shume shpejt do te jem ne shtepi tek ata. Dhe vazhdojme te lahemi e te luajme ne uje, ata dhe une me floates apo bracciale apo krahe. “Teta, di not ti?” – me pyet me cudi nje femije qe nuk e njoh “Po – i them e qete dhe duke qeshur- por eshte me qejf te notosh me krahe” E pse te merakosem, pune e madhe se jam nje teta me krahe. Edhe tetat mund te vene krahe dhe te “fluturojne” apo te “flene” ne uje 🙂

Nuk beme asnje foto. Harruam apo me mire te them nuk u merakosem fort. Atje ne plazhin e qete me reren drite, detin vaj e te ngrohte, perendimet e bukur dhe pulebardhat, misrat e pjekur e kikiriket a fiqte, koha ndaloi dhe syte u fiksuan mbi ato gjerat e perditshme qe na kalojne aq shpejt dhe nuk i veme re, mbi gjurmet e Krijuesit qe na rrethon gjithandej, mbi ylberin ne mes te qiellit qe nuk e di se nga doli dhe si, por e di pse. Ishte sikur Ati te me tregonte qe e kishte degjuar zemren time ate dite. Atje, pa facebook, pa dhjeterat foto e jete te te tjereve, tek shikoja femijet e mi te ecnin gjithe gezim e zemra me mbushej me mirenjohje qe Perendia m’i kishte dhene mua, ne harruam boten e metropolit dhe angazhimin “serioz” ne facebook. Zgjodhem te mos raportojme e postojme. Ne fund te fundit pushimet ishin per ne, ato ishin castet dhe kujtimet tona atje ne fshatin e qete dhe plazhin pa emer a fame.

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

 

Rudina Bakalli

2 thoughts on “Pushime pa Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×
Share This