Shigjete

Simon Biles, te ngrihesh nga “hiri” ne nje fitimtare/Rio 2016

Simona BilesIshte vetëm 6 vjeç kur gjyshërit vendosën ta adoptojnë. Me një nënë narkotike dhe baba endacak, fëmijëria e Simon Biles nuk ka qenë e lehtë. Fëmijët u ndanë mes gjyshëerve dhe hallës së nënës së saj. Gjyshërit morën Simonën dhe Adrian, motrën tjetër, ndërsa dy fëmijët e tjerë do të shkonin me hallën.

Pas vendosjes në shtëpinë e gjyshërve Simona do të fillonte të ushtrohej në gjimnastikë. Pas disa kohësh ata u thanë se vajzat edhe mund të u thërrisnin “mami” dhe “babi” nëse do të donin.

“Më kujtohet që u ngjita në dhomë, praktikova në pasqyrë për disa kohë duke thënë: mami, babi- do të tregojë Simona më vonë- dhe në një moment zbrita në kuzhinë ku gjyshja po gatuante dhe i thirra: “Ma”. Ajo u përgjigj menjëherë: Po”Screen-Shot-2016-08-16-at-3.42.52-PM

Besimi ishte pjesë e rëndësishme në jetën e gjyshëerve të Simonës dhe shumë shpejt edhe jeta e Simonës dhe Adrias do të themelohej mbi të. Simona nuk e ka fshehur asnjëherë besimin e saj në Jezusin, as nuk është ndjerë në siklet për të folur për këtë aspekt të jetës së saj. Për të gjithmonë ka qenë e rëndësishme të ia dorëzojë garat e saj Perëndisë në lutje dhe të ia japë Atij lavdinë për fitoret.  Por jo vetëm kaq. Ajo ka gjetur forcën për të pranuar disfatën dhe për t’u gëzuar me fitoren e konkurentes tjetër, sic ishte rasti në Rio, kur edhe pse ishte favorite në garën në tra, ajo nuk mori dot medaljen e artë por të bronztë. Në vend që të paralizohej nga hidhërimi i humbjes, ajo pati kurajon dhe mirësinë të gëzohej me fitoren e Laurie Henderz, një qëndrim që duket se u shpërblye kur ajo mori 4 medalje të arta pas kësaj. Ajo hyri në histori si gjimnastja e katërt amerikane e cila mori 5 medalje në Lojërat Olimpike, duke shënuar një rezultat 15.966, I cili është gati i përsosur.

Historia e 19 vjecares e cila u shndërrua nga “leckat” në një të pasur, është kthyer në një frymëzim për shumë të rinj, megjithatë ajo që media liberale ka mbajtur larg historisë së saj, është thelbi i suksesit të saj të vërtetë.

Historia e Simonës më shumë se asgjë tjetër i tregon botës për bukurinë, forcën dhe paqen që gjendet në jetën e dikujt që vendos të ia dorëzojë plotësisht jetën e saj Jezusit.

Burimi dhe fotot nga QPolitical (qpolitical.com)

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This