Te gjitheve na duhet nje Ana

Energjike, pozitive, e vrullshme, e dashur, e qeshur eshte Ana, motra e vogel e Elses tek “Frozen”. Por Ana eshte edhe e nxituar, naive, ajo rrembehet dhe u beson shume shpejt njerezve. Kerkon te martohet nje ore pasi takoi “princin e kalter” e bindur se kishte gjetur dashurine e vertete te jetes se saj. Por Elsa mbretereshe dhe moter, e ka te veshtire te jape aprovimin dhe bekimin e saj per kete lloj martese duke i kujtuar se nuk mund te martohet keshtu krejt papritur me dike qe sapo e ka njohur.

Eshte kjo perplasje vlerash dhe vullnetesh qe con ne zbulimin e te fshehtes se Elses dhe arratisjen e saj nga mbreteria. Elsa nuk eshte thjesht nje e arratisur, ajo eshte edhe ne rrezik per jeten, sepse disa njerez kane bindur popullin qe ajo eshte nje shtrige dhe duhet vrare. Por Ana e njeh Elsen. Ajo ka perjetuar dashurine dhe perkujdesjen e saj si nje moter. Ajo e di qe Elsa nuk eshte nje shtrige dhe nuk do t’u bente kurre keq. Misioni i Anes eshte te gjeje Elsen dhe t’i kerkoje qe te prishe mallkimin qe ka ngrire gjithe mbreterine. Ndersa te gjithe kerkojne ta gjejne Elsen per ta vrare, Ana e kerkon sepse e do, ka besim qe Elsa do te beje me te miren per mbreterine sepse e njeh zemren e saj. Ajo nuk ka frike edhe pse i thone qe te mos i afrohet asaj shtrige, ajo thote qe Elsa e do ate dhe nuk ka pse te kete frike prej saj. Ne te vertete Ana do te rrezikoje jeten e saj ndersa takon te motren.

Ndersa mendoj per Anen, mendoj per fuqine e dashurise, besimit dhe kembenguljes se dikujt qe na do dhe na ndihmon te kthehemi. Ana me kujton dy njerez nga shekulli i pare, qe kishin kete dhunti kaq te nevojshme te inkurajimit, te dhenies se besimit dhe te nje shansi te dyte edhe kur kjo mund te perbeje rrezik per ty. Ndryshe nga Ana, ata te dy  nuk jane personazhe te sajuar por reale, ndaj shembulli i tyre eshte me i fuqishem. Ndikimi qe ata paten eshte shtrire neper shekuj deri ne ditet tona, per shkak te trashegimise qe ata lane duke investuar ne jetet e njerezve qe te tjeret jo vetem nuk kishin shprese, por edhe kishin frike. I pari ishte Ananias. Atij iu dha misioni qe te kerkonte Saulin dhe t’i kthente shikimin. Sauli ishte nje farise i zellshem i cili ishte duke vrare dhe perndjekur te krishteret e pare. Ndaj misioni i Ananias nuk ishte i lehte- ai nuk po shkonte tek nje mik, por tek nje person i njohur per dhunen dhe torturat qe u kishte shkaktuar njerezve si Anania. Por Anania shkoi dhe per shkak te guximit dhe bindjes se Ananias ndaj vizionit te Perendise, Sauli nga nje perndjekes i frikshem i te krishtereve, u kthye ne apostullin e njohur Pal, i cili me vone shkroi aq shume per dashurine dhe fuqine e hirit te Perendise. I dyti qe me vjen ne mendje eshte Barnaba, personi i pare qe i dha besimin Palit si nje besimtar i vertete dhe i pari qe e afroi dhe i dha mbeshtetjen e tij ne rrethin e besimtareve te tjere. Barnaba me vone udhetoi me Palin ndersa cuan ungjillin ne vende te tjera. Dhe eshte interesante, por ky Barnabe ishte ai qe i dha nje shans te dyte dhe mbeshtetjen Gjon Markut, ketij dishepulli te ri, ne nje moment dobesie, ne nje kohe qe Pali ishte gati te hiqte dore prej tij. Per shkak te besimit dhe mbeshtetjes se Barnabes, Gjon Marku jo vetem kaperceu momentin e dobesise se tij, por prej tij me vone do te kishim nje veper qe la gjurme neper shekuj: ungjillin e Markut.

Une besoj se te gjithe kemi nevoje per nje “Ana” apo Ananias apo nje Barnabe ne jeten tone. Kemi nevoje per njerez qe na njohin mire, por qe ne momentin e dobesise nuk na kthejne krahet nga frika apo dorezimi, por na japin besim dhe nje mundesi te dyte. Ata jane nder ata njerezit e pakte qe jane aty per ty jo vetem per te mirat qe ke dhe u ke dhene, por me shume ne momentet kur ke nevoje.

Dhe se fundi sa bukur eshte kur ne behemi nje Ana, Ananias apo Barnabe, sepse trashegimia qe mund te leme mund te jete e paimagjinueshme.

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

Rudina Bakalli

×
Share This