Shigjete

Te jetosh i lire nga frika e njeriut

quote-i-believe-in-god-i-don-t-fear-man-i-fear-god-denzel-washington-129-33-04Ato jane vajza te perkushtuara dhe disi te deshperuara per te qene gjithmone ne forme. I kane shpallur lufte moshes, cdo hormoni qe shperthen ne pucrra, cdo rrudhe, cdo grimce celuliti, cdo grami te tepert e cdo grami te mangut, cdo fije floku qe bie jashte sezonit etj etj. Keto jane grate e vajzat e nje nga grupeve me te medha ne facebook, te cilin e admiroj per perkushtimin dhe zellin e tyre, per njohurite qe kane: jane si nje enciklopedi me vete, nje burim i pashtershem idesh e ndihme. Por keto vajza ne thelb besoj qe kane frike. Frike nga te qenurit te papranuara ashtu sic jane. Frike se nuk jane mjaft te bukura, nuk jane mjaft te pelqyera. Frike se do te mbeten te pa zgjedhura ne krahasim me dike tjeter. Me kujtohet kur isha e vogel. Une isha me e imta nga gjithe shoqet e mia. U rrita me nje refren te perditshem qe ma kendonin cdo dite: Shendoshu pak. Pse nuk ha? Me cfare ushqehesh? Dhe kur i shtova ato kile qe kishin “lene pa gjume” gjithe lagjen, per cudine time askush nuk preu nje fustan te ri per mua, as beri nje feste te madhe te festonte kete arritje te shumepritur. Tani lagjia ishte e preokupuar me ndonje gje te re qe duhet te ndryshoja.
I gjithe ky presion na ben te mos jemi rehat. Te kemi frike. Edhe pse si te krishtere perjetojme liri persa i perket paraqitjes se jashtme, dhe perqafojme ato te verteta se jemi te krijuara mrekullisht (Psalmi 139) eshte nje frike tjeter qe na mberthen e shoqeron: Frika e performances. Frika e deshtimit te qenit ai besimtari frymeror, ajo vajza beqare e perendishme qe do ta zgjedhe ai djali beqar i perendishem,  gruaja e perendishme qe e lavderojne te gjithe, qe e permendin si ilustrim ne predikime, qe e ftojne te flase e mesoje ne seminare e grupe te vogla e te medha, ai drejtuesi qe e duan te gjithe, qe e lavderon dhe e mbeshtet i gjithe ekipi i tij, ai qe nuk ben asnje gabim, qe eshte fiks sic na thuhet ne njemije e nje qind librat per si te jesh drejtuesi qe e duan te gjithe.

I gjithe ky presion na skllaveron pa kuptuar, dhe ne vend qe te preokupohemi si t’i pelqejme Perendise, i dorezohemi frikes se njeriut dhe gjithe perpjekjet tona shkojne pa dashur e pa kuptuar drejt nje qellimi te vetem: si t’i pelqejme njeriut, si te kemi aprovimin e tij.
hqdefault

 “Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar ” Fjalët e urta 29:25

Frika e njeriut: Cfare do te mendojne te tjeret per mua? Cfare do te thone per mua? Si do te reagojne ndaj ketij apo atij vendimi? A me duan apo me kane inat? A me pelqejne? A jam i/e preferuar? A flasin mire per mua? A kane ne dore te me prishin te ardhmen time?
Aaroni iu dorezua presionit te njerezve dhe si produkt i dorezimit te tij erdhi vici i arte- idhujtari e paster. qe solli ndeshkim mbi ta dhe jo bekim.
Mbreti Saul iu dorezua frikes se humbjes dhe presionit te ushtrise se tij, kur Samueli u vonua. Produkti i dorezimit ndaj frikes: kaperceu kompetencat e tij duke bere flijimin e sakrifices qe i takonte vetem Samuelit si profet. Produkti i mosbindjes se tij: humbi mbreterine
Abrahami i trembur nga cfare mund t’i bente mbreti per t;i marre gruan e tij te bukur, genjeu duke thene se Sara ishte e motra. Produkti: mbreti ia mori gruan dhe Sara u vu ne rrezik
Anania e Safira ndoshta te shtyre nga presioni per t’u dukur mire ne syte e te tjereve dhe per te qene te pranuar/ lavderuar/aprovuar, genjyen duke thene se dhane nje oferte me te madhe se sa ishin gati vertet te jepnin. Rezultati: humben jeten te dy
Etj
Nese sot je i paralizuar se cfare mendojne te tjeret per ty, harroje. Nuk ka rendesi cfare mendojne ata per ty, por cfare mendon Zoti per ty. Ai eshte Sovran dhe planet e Tij nuk ka njeri mbi toke qe t’i sabotoje. Prandaj autori i Fjaleve te Urta thote qe ai qe ka besim tek Zoti eshte i siguruar. Ai qe ka besim tek Zoti eshte i rrethuar nga mbrojtja dhe favori i tij dhe fjalet shigjeta te njerezve nuk mund ta ndalojne te ece drejt thirrjes se tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This