Shigjete

Te vish me Papa Franceskun

big_billboards-8x4(1)Te kthehesh ne atdhe vetem pak ore para vizites se Papes, te jep nje ndjesi te perzier, teksa lexon atje ne dheun e huaj se si sheshet jane bere gati, rruget jane pastruar e dekoruar, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar nje orar te levizjeve e kufizimit te levizjeve dhe ti imagjinon nje aeroport e rruge te mbushura me police e ushtare dhe nuk e di se kur do te mberrish ne shtepi.

Perkundrazi, aeroporti ishte me i qete se kurre ne oret e paradites, rruget gjithashtu ishin te qeta. Te vetmet levizje te jashtezakonshme qe shikoje ishin ca te rinj te veshur me te kuqe, te cilet me zell po pastronin dhe rregullonin anesoret e autostrades.  E kisha te veshtire te mos ndieja emocionet qe kishin perfshire vendin tim te vogel, ndersa behet gati per te pritur nje nga figurat me te rendesishme boterore dhe mysafiret me te vecante, i cili viziten e tij e nis me nje mesazh qe te ben pershtypje : “Vij ne Shqiperi per te inkurajuar nje popull qe ka vuajtur shume” dhe me nje mesazh te qarte se ai nuk do te vije me makinen e blinduar, duke komunikuar se nuk ka frike nga shqiptaret dhe ajo cfare mund t’i ndodhe ne Shqiperi.

Bruna, nje pasagjere me mua ne autobuzin e aeroportit, filloi te fotografoje cdo rruge, levizje dhe te fliste me pasion e gezim per kete ngjarje, cka perfshiu dhe te tjeret, dhe mua ndersa m’u kthye e revoltuar “A je ne terezi moj goce? Si qenka Papa dhe nene Tereza njesoj si ne te tjeret?” Nje bisede e gjate qe nuk mund te ezaurohej ne ate udhetim te shkurter, por qe mezi pres ta vazhdoj ne ditet e ardhshme.

Pavaresisht qendrimit dhe bindjeve te mia ne lidhje me cfare nuk perfaqson Papa ne kete toke, keto dite nuk kam qene duke menduar per ceshtjet dhe bindjet qe na ndajne, por per disa nga efektet pozitive te kesaj vizite.

Une jam e gezuar qe neser ne shesh por edhe ne ekran, shume shqiptare do te degjojne nje mesazh paqeje, nje mesazh qe i terheq vemendjet dhe zemrat e tyre tek realiteti hyjnor dhe dimensioni shpirteror qe eshte kyc per shpirtrat tane, te dyja keto te braktisura dhe percmuara ne dekadat e fundit te historise se popullit tone. Shume nga ata shqiptare qe neser nuk do te vinin nese do t’i ftoja ne kishe, apo nese do te doja te nisja nje bisede rreth Jezusit, do te degjojne qofte nga kurioziteti apo deshira, apo pyetjet qe kane nje mesazh krejt ndryshe nga ato qe jemi mesuar te degjojme vitet e fundit ne sheshet tona.  Lutem qe ky moment te jete si nje dere qe sa hapet ne jeten e tyre per te nisur nje udhetim shpirteror drejt njohjes se vertete te Shpetimtarit te tyre, Jezus, te cilin e kane injoruar dhe refuzuar deri me sot qofte per mungese informacioni, keqkuptimesh apo vullneti te plote.

Neser ndersa Papa do te jete tema e bisedes se shume njerezve, eshte nje mundesi e shkelqyer per te folur per ate qe dha jeten e tij per ne, per te na pajtuar me Perendine dhe njeri tjetrin, per ate qe eshte e vetmja rruge dhe i vetmi NDERMJETES mes nesh dhe Perendise, per Ate qe ka hapur rrugen e qiellit qe lutjet tona te shkojne direkt para fronit te Perendise pa patur nevoje qe dikush tjeter te ndermjetesoje per ne, per Ate qe eshte i denje te marre lavderimin dhe perkushtimin tone me te larte sepse Ai ka deshmuar ne menyren me sublime se na do pa kushte. Neser te flasim per Jezusin, te drejtojme tek Jezusi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This