(Please click here for English)

Nuk më kujtohet kush ma dha lajmin, por unë po fluturoja. Në ato vite pa shumë aktivitet, ku biblioteka e qytetit ishte vendi më i dashur për mua dhe e Marta ishte dita më e gëzuar sepse kishte filma me gladiatorë; kur Tirana dukej aq e paarritshme jo për shkak të kilometrave por sepse ishte shtëpia e xhaxhit Enver; një ftesë nga Radiotelevizioni Shqiptar ishte ndoshta nga ngjarjet më të rëndësishme dhe nga ato shanse që vijnë vetëm njëherë në jetë.

Isha perzgjedhur bashkë me 5 fëmijë të tjerë për shkrimin më të mirë me temë: “Kushërinjtë e Benit vijnë në qytet”

Nuk mbaj mend nëse fjeta atë natë. Gjithçka më kujtohet e mjegullt, përveç asaj paraditeje ku të dy me babin u nisëm drejt stacionit të trenit. Por atë tren nuk e kapëm dot.Nuk e di çfarë ka ndjerë babai im në ato momente. Ai ishte mbështetësi im i madh. Nuk mbaj mend as se çfarë ndjeva unë. Jam e sigurtë që nga dashuria për të dhe nga dashuria e madhe që ai kishte për mua, kam thënë: s’ka gjë babi

Babi u përpoq shumë që të gjenim mënyrën si të shkonim në Tiranë, por xhirimet kishin filluar dhe kurdo që të arrija me transport publik, nuk do të bëntë punë. Unë e pashë të nesërmen emisionin, duke ëndërruar për atë shans të papërsëritshëm, por koha nuk mund të kthehej prapë.

Nuk e di se cili është shansi yt i artë. Cila është ëndrra jote në sirtar? Cfarëdo që të jetë, tre gjëra janë të sigurta:

1- Nuk do të vijë vetvetiu. Shanset e artë pa përpjekje vijnë vetëm në përralla. Hirushet shohin zana dhe bretkosat bëhen princër vetëm në përralla. Në jetën reale duhet disiplinë dhe punë për të parë një ëndërr të bëhet realitet. Shume shqiptarë presin në mënyrë pasive. Sot është koha të bëhesh proaktiv. Të caktosh qëllimet, të mendosh rreth pengesave dhe të identifikosh hapat kyc që do të të ndihmojnë të lëvizësh drejt ëndrrës tënde.

Ajo që më dha mua mundësinë mes shumë fëmijëve të tjerë nuk ishte vetëm talenti në të shkruar, por të qënurit aktive. Nga një dëgjuese pasive e një emisioni për fëmijë, unë hodha hapin për të mos e lënë atë mundësi pa e shfrytëzuar. Pas kësaj investova kohë për të shkruar tregimin.Në atë kohë ne shkruanim me dorë dhe me pena me bojë, gjë që kërkonte më shumë mund që jo vetëm të shkruaje bukur, por të mbaje fletën të pastër nga njolla boje. Ende e kam një gungë të vogël në gishtin e dorës së djathtë, ku mbështetej pena. Investova kohë dhe para për ta postuar në Tiranë. Unë bëra gjithë pjesën time.

Bëje edhe ti pjesën tënde. Shkruaj sot një nga ëndrrat, synimet e tua për këtë vit dhe hidhe në letër. Ftoje Zotin te jete pjese e ketij procesi. Identifiko pengesat dhe kerkoji Atij te te hape syte per te pare ku jane burimet e mundshme për zgjidhjen e pengesave qe sheh. Hidh një, dy apo tre hapa praktikë që do të lëvizin nga një ëndërrues pasiv në një ëndërrues aktiv.

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli and Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

The train I missed

I do not remember who gave me the news, but I felt as I got wings. In those days when the city was so quite and the city library the place I loved the most; when Tuesdays remained my favorite days because I could watch movies with herkules; and when Tirana, the capital of Albania, seemed so far not because of the distance, but because it was the home of our Communist leader, Enver Hoxha; an invitation from the national Albanian TV station was one of those rare opportunities that could come only once.

I was selected among 5 other kids for the best written story based on a popular Albanian movie.

I do not remember if I was able to sleep that night. I was so happy! Everything is vague to me now, besides that morning when with my father we headed toward the train station. But that train I was not able to catch. I don’t know how my father might have felt. I do not even remember how I felt. My father was a big supporter of my dreams. I am sure that knowing how much he loved me, and because I loved him back so much, I might have said: it is ok daddy.

But he tried hard to make a way for me to go to Tirana; attempts that did not help as the program had started shooting and I would not arrive on time.

The next day I watched that program sitting in our couch, dreaming about that lost opportunity. I was supposed to be on that studio too, but time could not be reversed.

I do not know what is your golden opportunity. Or what is your big dream that keeps you awake? Whatever that be, there are 3 things I know for sure:

1-That dream will not come true by chance. Those golden opportunities that come true without work happen only in fairy tales. Cinderella meet a fairy and a frog becomes a prince only in a fairy tail. In real life, it is discipline and hard work that help us move toward the fulfillment of our dreams. Many people expect in a passive way. But today is the day to become proactive. Get organized, set goals, think about obstacles and how you can solve them, identify the key steps that will help you move toward the fulfillment of your dream.

It was not just talent that qualified me to be on that TV program among all other kids in all my country. I was active. I moved from a passive listener to an active kid who took the time to sit and write down the story. In those days we did not have computers. We used ink and pen and that was quite a challenge to keep your paper clean from ink spills. And it was uncomfortable. I still have a small bump in one of the fingers that supported the wooden pen.
Then after writing the story, I invested time and money to mail that story.I did all that was depended on my part.

Take action today and do your part. Start by writing down one or two main goals for this year. Write them down. Invite God into the process and pray about them. Identify the obsticles and ask Him to open your eyes to see where are the resources to solve the problems. Set one or two action points that will help you move from a day dreamer to an active dreamer!

© Shigjete and Shigjete.com, 2014-2016 Unauthorized use and/or duplication of this material without express and written permission from this site’s author and/or owner is strictly prohibited. Excerpts and links may be used, provided that full and clear credit is given to Rudina Bakalli and Shigjete.com with appropriate and specific direction to the original content.

 

 

 

Share This