Une e papersosura martohem me ty

Me kujtohet java e fundit e beqarise, kur bashke me te fejuarin tim, u takuam me pastorin tone per te diskutuar rreth disa detajeve te ceremonise se marteses dhe sidomos per betimet. Te them te drejten nuk ishim lodhur te shkruanim dicka te jashtezakonshme apo impresionuese per betimet. Nje miku yne sapo ishte martuar nje jave para nesh dhe ndersa degjuam betimet qe ai dhe nusja e tij shkembyen para altarit, te dy ishim ne nje mendje qe ato ishin fiks fjalet qe shprehnin edhe deshiren dhe mendimet tona. Pastori yne i pa betimet, dhe per cudine tone filloi te na fliste se ato betime nuk ishin thjesht fjale te miremenduara dhe mireshprehura, por se kishin nje peshe shume te madhe dhe duhet te mendonim mire per domethenien e tyre dhe te ishim te sigurte para se t’i shkembenim me njeri tjetrin. Me kujtohet si tani ajo nate e qete qershori, ku ishim ulur ne kopshtin e shtepise se tij dhe ai e coi biseden nga betimet, tek sfidat e marteses. Por une isha ne re dhe nuk mbaj mend asgje se cfare m’u tha, ne fakt kam frike qe as nuk isha dakort apo gati ne ate kohe te me flitej per sfidat e marteses. Une isha duke fluturuar:)

Sot e kuptoj qe me te vjetrit, duke patur urtesine e eksperiences, perpiqen jo te na zbehin hovin e gezimin, por te na ndihmojne te hyjme ne martese me pritjet e duhura. Sa here shikoj ceremoni martese e dasma spektakolare, foto pas foto qe nuk kane dallim nga kopertinat e revistave, mendoj per dy qenie te papersosura te cilat heret a vone do te ndeshen me njeri tjetrin, do te “pergjakin” zemrat e njeri tjetrit me fjale te pamenduara dhe te pakontrolluara, apo lendojne me gjerat qe nuk do te bejne per njeri tjetrin. Ajo pret lulet qe ai nuk i sjell aq shpesh sa do ajo. Ai pret respektin qe ajo nuk e jep aq shpesh sa ka ai nevoje. Ajo pret darkat romantike dhe dhuratat qe ai duket se i ka harruar dhe rralluar. Ai pret qe ajo ende te kete ate shikim admirimi dhe perthithes qe kishte ne fillim. Pret qe ajo ta prese si dikur me gezim dhe mall tek dera ndersa hyn ne shtepi, kurse ajo kthen koken nga dera dhe vazhdon punet qe ka nisur. Festat familjare apo pushimet qe dikur ishin qejf per t’i planifikuar, mund te kthehen ne potencial “lufte” ndersa te dy mund te kene pritje dhe deshira te ndryshme se ku dhe si duan t’i kalojne. Dhe lista vazhdon.

Martesa eshte vendi ku marrim gezimet me te medha, dashurine me te madhe por edhe lendimet dhe plaget me te medha. Dhe kjo sepse martesa nuk eshte bashkimi i burrit dhe gruas se persosur dhe te pamposhtur, gjithmone romantike, gjithmone te kujdesshem dhe  te gatshem per te menduar per te miren e pales tjeter dhe jo interesin e vet. Martesa eshte bashkeudhetimi i dy qenieve te papersosura, te cilet nga natyra e kane me te lehte te mendojne per veten e tyre se pari, te kerkojne per veten se pari, te permbushen ata vete se pari. Dhe keshtu fillon lufta e heshtur apo e shpallur e akuzave dhe zemerimit per ate qe duhet te kishte bere ai/ajo por nuk e ka bere, per ate se si u ndjeme kur na the kete apo ate, kur bere kete apo s’bere ate. Dhe ata qe dikur ishin gati te benin gjithcka per njeri tjetrin, te zbritur nga rete e romances, jane kthyer per ne nje cast ne armiqte e njeri tjetrit.

Nje gje qe me vjen shume keq dhe me sjell nje barre te madhe ne zemer, eshte se sa shume barre te renda veme mbi njeri tjetrin, kur e veme fokusin dhe theksin tek teknikat dhe metodat e mbajtjes gjalle te dashurise mes nje cifti. Sepse une besoj se sa do qe te perpiqemi me forcat tona, ne qeniet e rena nga madheshtia me te cilen na krijoi Perendia, do te vuajme dhe luftojme per sa kohe te jemi gjalle me dobesite dhe egoizmin tone. Une besoj se ka vetem nje shprese dhe nje spirance qe ne te ia dalim mbane jo vetem te perfundojme udhetimin tone : “deri sa vdekja te na ndaje” por te rritemi se bashku ne dashurine dhe vleresimin per njeri tjetrin, dhe qe dashuria jone me kalimin e viteve te behet me e forte dhe me e mire, ashtu si vera.

Me kujtohet personi i pare qe me ndihmoi ne besimin tim ne Jezusin. Ajo ishte nje vajze e re amerikane. Ishte e fejuar. Si sot me kujtohet dita kur ajo (gjigande sic ishte ne trup:) beri fleten perpara sheshit te Qytetit Studentit, ne shenje gezimi per ardhjen e te fejuarit te saj ne Shqiperi. Eshte e kote te them se me la goje hapur! Betsy nje dite me tregoi per ate qe ajo besonte se ishte celesi i suksesit te nje marredhenieje dashurie dhe martese. Dhe me besoni, qe nuk ishte aspak cfare prisja apo mendoja une. Ajo vizatoi nje trekendesh. Siper vendosi Zotin dhe ne dy cepat e brinjes se bazes, vuri ne njeren ane burrin dhe ne tjetrin gruan. Dhe pastaj me tha se sa me shume qe secili i afrohej Zotit, aq me afer vinin prane njeri tjetrit. Sa me larg te ecnin nga Perendia, aq me larg do te ishin edhe nga njeri tjetri. Ate ilustrim e fiksova mire ne mendje qe atehere. Ajo nuk kishte nevoje te me mbushte mendjen per kete, sepse une shikoja se si distanca behej me e vogel ndersa te dy ngjiteshin me lart per t’iu afruar Perendise.

Nese e veme shpresen tek njeri tjetri, per ate qe do te beje per ne pa pritur qe t’i kthehet (te jem e sinqerte gjithmone do presim te na kthehet), do te zhgenjehemi dhe lendohemi. Por per sa kohe qe syte tane i mbajme tek Perendia, si Ati yne qe na njeh me mire se askush tjeter, na do pa kushte dhe eshte gati te na vije ne ndihme; dhe per sa kohe ndihmojme njeri tjetrin te afrohemi prane Tij, si burimi i jetes dhe cdo gjeje te mire tonen, atehere aq me afer do te jemi me njeri tjetrin. Mbreti Solomon kishte te drejte kur tha: Nje litar tresh nuk mund te keputet!!

Sekreti nuk jam une, nuk je ti, sekreti eshte te qendrosh i gershetuar rreth Perendise! Dhe une e kam shijuar kete te vertete. Ne ato dite ku une kam qene me afer Perendise, nuk ka patur njeri nevoje te me kujtoje apo me ndihmoje me ide romantike. Ne ato dite shtepia ime vinte arome keku cokollate (i preferuari i bashkeshortit tim) dhe caji anglez, ndersa fytyra ime shndriste nga gezimi tek e prisja te kthehej nga puna.

[polldaddy poll=7532415]

Rudina Bakalli

One thought on “Une e papersosura martohem me ty

  1. Ajo vizatoi nje trekendesh. Siper vendosi Zotin dhe ne dy cepat e brinjes se bazes, vuri ne njeren ane burrin dhe ne tjetrin gruan. Dhe pastaj me tha se sa me shume qe secili i afrohej Zotit, aq me afer vinin prane njeri tjetrit. Sa me larg te ecnin nga Perendia, aq me larg do te ishin edhe nga njeri tjetri. – Pjesa qe me pelqeu me shume

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×
Share This