2020 dhe covid 19

Ne fillim te 2020-tes si cdo vit, ne kohen time te lutjes per vitin, Perendia me drejtoi tek Gjoni 10:10 qe thote: Vjedhesi vjen vec per te vjedhur dhe shkaterruar, por une kam ardhur per te sjelle jete dhe ate me bollek.

Ky eshte nje nga pohimet me te njohura te Jezusit, te cilin e kam degjuar qe nga fillimet e besimit tim, nje pohim qe e kam lidhur vecanerisht me ardhjen ne besim, apo fillimin e nje jete te re shpirterore, ndaj u cudita pse Zoti me drejtoi tek ky varg. Mendova ndoshta per shkak te sfidave shendetsore qe kam kaluar, ndoshta per shkak te termetit qe kaluam, por asnjehere ne mendjen time, ashtu si ne mendjen e kerkujt, nuk ishte nje skenar si covid 19.

Kam menduar me shume rreth ketij vargu keto dy muajt e fundit. Vjedhesi vjen vetem per te vjedhur dhe shkaterruar, por Une kam ardhur qe te keni jete, dhe ta keni ate me bollek.

Covid 19 erdhi beftas ne jeten tone dhe ka vjedhur perditshmerine, te mbledhurit bashke, te paret e prinderve, te perqafuarit e tyre (sa me ka marre malli vetem shpirti im e di), na ka vjedhur kohen me miqte, koleget, udhetimet, endrrat e planet e pushimeve, festat e ditelindjeve, dasmat, ka vjedhur shume jete dhe mundesine per t’u thene lamtumire e per t’i percjelle keta te aferm, etj etj. Dhe paralelisht me te, Jezusi na therret se ai ka ardhur qe te kemi jete, jete me bollek. Ai ka jeten.

Sa kuptim ka ne ditet qe po jetojme premtimi per jete, dhe aq me teper i nje jete me bollek? I nje jete qe nuk ka mungesa. Nuk ka mungesa se pari shpirterore, sepse mund te kesh bollek material por ne zemer te jesh bosh, mund te kesh shtepine me te bukur, makinat me te bukura, kompanine me te fuqishme, poziten me te fuqishme, e zemra jote te jete bosh, apo shtepia jote te jete bosh nga gezimi, dashuria, ngrohtesia etj.

Nje nga gjerat qe kam perjetuar keto dy muaj ka qene paqe, nje paqe e pashpjegueshme, pertej rrethanave. Ka patur dite qe lajmet a artikuj te caktuar ma turbullojne kete paqe, e serish Dhenesi dhe Mbajtesi i jetes me kthen po aty tek paqja qe tejkalon cdo lloj kuptimi, teksa kujtohem qe eshte ok, Ai ka gjithcka ne duart e tij, ne duart e Tij jam e sigurte, ne duart e Tij familja ime eshte e sigurte.

Mbreme para se te flija m’u kujtuan ca vargje nga psalmet qe thone: Thirr emrin e Perendise dhe fuqine e Tij dhe Ai do te te mbaje. Ne vargje te tjera thuhet: ai nuk do te lejoje qe i drejti te lekundet apo te rrezohet. E diku tjeter perseri premton Ata qe besojne tek ai nuk do te turperohen as zhgenjehen kurre.

Kam lexuar shume libra, shume romane, kryeveprat e letersise boterore. I kam studjuar si studente e letersise, por miq a mbani mend ndonje liber qe ka pershrkuar realitetin njerezor me mjeshteri e te ju kete lene me shprese ne fund? Apo thjesht ju kane ngacmuar plaget, ju kane kujtuar sa e brishte dhe e padrejte eshte bota ku jetojme, sa prapaskena ka, sa hipokrizi, sa kurthe, sa i rrezikshem eshte pushteti, lakmia per para, sa e perkohshme mund te jete dashuria, sa e pafat apo e pandershme ndonjehere, sa e padrejte etj etj.

E pra une kam lexuar shume libra, kam qare, kam qeshur, jam trishtuar, por eshte vetem nje liber qe pershkruan me mire se cdo liber tjeter realitetin njerezor dhe i jep pergjigjen arsyes pse ekziston e keqja, por qe kur e lexon te le me shprese dhe gezim sepse ka nje lajm te mire: E keqja eshte mundur! E keqja nuk ka pse te te mbaje ty skllav. Ky liber eshte bibla, ai libri i vjeter qe ty te duekt i merzitshem dhe ke frike se mos te vjedh qejfin e jetes. E pra, ai liber eshte celesi i jetes me qellim dhe bollek. Hape

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This