Me pelqen shume te shkruaj ne kohen time te lire, me deshiren per te ndare zemren time rreth ngjarjeve te perditshme, nisur nga kendveshtrimi i nje personi qe eshte prekur dhe transformuar nga dashuria dhe vepra e Jezusit. Eshte kjo dashuri, shprese dhe ky ndryshim qe perjetoj cdo dite, e cila me shtrengon per ta cuar tek te tjeret, me shpresen dhe lutjen se edhe ata do te njohin kete dashuri te persosur te Perendise.
Biografi: Rudina Bakalli ka lindur dhe eshte rritur ne Fier. U diplomua per Gjuhe dhe Letersi Shqipe ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Tiranes. Ka nje eksperience te gjate pune ne kontekst kombetar dhe nderkombetar me Levizjet Studentore “Jeta e Re” ne Tirane, Korce dhe Prishtine, Levizjen “Te Rinjte ne Prag te Jetes” Tirane dhe Levizjen “Agape Albania”, te cilat synojne transformimin e shoqerise ndersa prek cdo jete njeriu. Ne vitin 2013 u licensua si keshilltare karriere nga “Crown Financial”. Eshte bashkeautore dhe kryeredaktore e Une Jetoj dhe autore e Shigjete. Gjithashtu ka kontribuar here pas here per revisten “Ilira”. Shkrimet e saj jane pasqyrim i pasionit qe ka per te ndikuar ne shoqerine shqiptare permes mesazheve motivues dhe nxites per te kerkuar pertej nje jete siperfaqesore dhe rastesore, drejt nje jete me permbushje dhe qellim.