Ankthi Pandemik

“Isha tek doktori, dhe më tha se kam probleme me ankthin” Këto fjalë më kumbuan nga ana tjetër e telefonit, dhe mikja ime nuk ishte e vetmja që kalonte përmes kësaj. Në këto kohë ankthi vazhdon ngjitjen bashkë me pandeminë, duke mos e limituar veten në një grup moshë apo gjini të caktuar.

Nënat që luftojnë me kordinimin e orareve të shkollës; familje që përpiqen të menaxhojnë përdorimin e pajisjeve elektronike dhe kohës online, lajmet që paralajmërojnë se e keqja më e madhe po vjen, dhe më të moshuarit që nuk ngrihen dot, të cilët po vuajnë të izoluar në heshtje.

E prapë, në dëgjojmë pëshpërima shprese nga Urtësia e Lashtë.
“Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh me falenderim. Dhe paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus” (Letra e Filipianëve, 4:6-7). A ka ndonjë mes nesh që nuk do të dëshironte një pushim të tillë?

Duke lexuar përmes lutjes së shkruar nga Scotty Smith, pata ndjesinë se ka vend për këto fjalë në situatën tonë sot. Lutem që t’i shërbejë zemreës tënde atje ku je sot.

Një Lutje Dëshpëruese për Paqe

Jezus i dashur,

Unë e di përmendësh këtë pjesë të Shkrimit, ua kam mësuar të tjerëve, kam predikuar mbi të, dhe jam lutur sipas tij për shumë miq të mi në situata të vështira. E megjithatë, sot, jam i dëshpëruar që të kapem vetë pas tij. Kam ankth, ndaj kam nevojë për hirin tënd që t’i bindem këtij urdhri. E di, se ti nuk më kërkon të shtirem apo të aktroj, sepse vetëm njohja jote e mundëson atë lloj jete. Dhe e di se ti nuk më kërkon të jem stoik, sepse ti je i dhembshur dhe i përulur nga zemra.

Jezus, ishte ti që shndërrove kaosin e një botë të patrajtë në bukurinë e krijimit që njohim. Të lutem bëj të njëjtën gjë më kaosin që na ka mbështjellë të gjithëve, me kaosin brenda meje. Zëvendësoje ankthin dhe konfuzionin tim me rregullin dhe bukurinë.

Për gjërat që më dhembin sill dorën tënde që fshin lotët. Për gjërat që më ofendojnë, më mbaj larg nga një frymë kritike dhe egoiste. Për gjërat që më alarmojnë, më jep perspektivën e parajsës dhe mendjes së shëndoshë dhe ungjillit. Të lutem mos më lër të hidhërohem.

Për gjërat mbi të cilat nuk kam kontroll, më jep një vizion të freskët të fronit sovran të qiellit. Për gjërat mbi të cilat kam kontroll, më jep mençuri dhe forcë për të vepruar në përputhje me rrethanat. Të lutem më ndihmo të administroj zemërimin tim, trishtimin tim dhe lodhjen time për lavdinë tënde. Nuk dua ta humb këtë moment apo këto ndjenja.

Jezus, nuk kam asnjë arsye të dyshoj as në mëshirën dhe as në fuqinë tënde. Ti dhe jetën tënde për ne mbi kryq. Ti je ringjallur për t’i bërë të gjitha gjërat të reja. Ti je duke u lutur dhe ndërmjetësuar pa pushim për ne. Askush nuk na do më shumë se ti. Unë kam parë që ke bërë gjëra mahnitëse më parë. Bëj përsëri gjëra mahnitëse. Jam e lodhur dhe e rraskapitur.

Vendos paqen e Zotit si roje në zemrën dhe mendjen time. Mbreti i Madh i lavdisë dhe hirit, ruaj dhe mbro zemrën time nga gënjeshtrat e Satanit, pëshpëritjet e thashethemeve, në mes të cinizmit të lajthitësve. Unë lutem me uri dhe shpresë, në emrin tënd më të besueshëm. Amen

Të jetosh me qëllim të përjetshëm®

Cili është burimi juaj më i madh i ankthit?

Si mund të tërhiqesh, pak nga pak çdo ditë, për t’u çliruar nga kjo Pandemi shqetësuese e Ankthit?

  • Lutje të përditshme, 365 ditë për një besim të përqendruar në Ungjill, shkruar nga Scotty Smith Botuar nga Baker Books

Përkthyer dhe botuar me lejen e autores (www.debbythompson.com) Debby Thompson dhe bashkëshorti i saj Larry Thompson, shërbejnë prej 33 vitesh me CRU, një organizatë e krishterë ndërkombëtare që synon transformimin e shoqërisë përmes nisjes dhe forcimit të lëvizjeve të shëndosha studentore dhe qytetare anembanë botës. Ata kanë shërbyer për një kohë të gjatë në Europën Lindore pas perdes së hekurt, apo viteve të komunizmit. Debby ka një pasion të veçantë për të inkurajuar dhe frymëzuar vajzat dhe gratë kudo në botë për të gjetur thirrjen e tyre unike dhe për të investuar dhuntitë e tyre. Ajo është autore librash. Libri i saj Gruaja e një drejtuesi ka qenë frymëzim dhe inkurajim për shumë gra. Unë kam patur privilegjin të jem pjesë e grupit të grave të drejtuesve që ajo mentoronte, ndërsa familja jonë ishte me shërbim në Zyrën Qëndrore të organizatës sonë për Evropë Lindore, në Budapest. Ju mund ta ndiqni Debbyn në blogun e saj: www.debbythompson.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This