Shigjete

Frozen- aty ku mami qau

elsaKur mami perlotet, nuk kalon pa u vene re. Jemi mesuar te shohim femijet te qajne, por kur perlotet mami, bota ndalet, sidomos per ta! Ishte kaq e rralle dhe mbeti kaq shume ne kujtesen e femijeve te mi, aq sa njerit prej tyre i doli vetvetiu ndersa i tregonte shoqes se klases per pushimet e dimrit, se mami kishte qare! “Vertete?” e kishte pyetur shoqja e habitur. “Po vertet”

E vertete, nuk i mbajta dot lotet ne nje nga pjeset kulminante te “Frozen”,   prodhim i fundit dhe nga me te mira te Disney-t. E kam te veshtire te gjej  fjalet e duhura per te pershkruar cfare emocionesh te percillte “Frozen” dhe sa madheshtor ishte ne menyren si eshte realizuar. “Frozen” eshte nje pershtatje dhe risjellje  e perralles se Andersenit “Mbreteresha prej akulli”. Gjithcka, qe nga muzika, tek dizajni, aktrimi jane bere me aq mjeshteri dhe percjellin fuqishem nje drame dhe tematike qe depertojne thelle. Une do te thosha qe ky film ne fakt u flet me shume te rriturve se sa femijeve. Ne kete aspekt jam e lumtur qe si nene mund te shikoj perla te tilla, perndryshe do te me kishte kaluar pa u vene re. Kushdo qe e ka pare filmin, jam e sigurte qe do te mbeshtese mendimin tim se eshte nje film qe le gjurme. Kete mund ta vesh re ne klikimet ne youtube per kolonen zanore te filmit apo kenget e tjera te tij. Mund ta vesh re madje edhe ne pininterest ku mund te mesosh se si te besh floket si Elsa, personazhi kryesor. Madje edhe ne facebook, para pak ditesh ca miq tane kishin postuar videon e vajzes se tyre te vogel ndersa kendonte “Let it go” nje nga kenget hit te “Frozen”. Nje nga vajzat e mia sapo i ka qepur kukulles se saj te preferuar, nje fustan si Elsa. Dua ta rrefej, edhe une nuk i kam rezistuar dot tundimit per ta degjuar dhe kenduar te pakten per dy dite  “Let it go” dhe eshte aty qe mami qan:) Sepse “Let it go” permbledh gjithe dramen e Elses, rrugen e saj drejt lirise por edhe izolimit te perjetshem. E lire qe nuk i duhet te fshihet me, por e denuar per te jetuar vetem ne menyre qe te mos lendoje njerezit qe i do me shume. Eshte interesante se Elsa kalon nga izolimi ne liri dhe nga liria e brendshme ne nje izolim te nje natyre tjeter. Ajo eshte e burgosura e dhuntise se saj, nje dhunti qe krijon gjera te mahntishme si Olafi, njeriu prej bore- nje nga personazhet me karizmatike te filmit, por njekohesisht nje dhunti qe nese nuk kontrollohet mund te shkaktoje shume dhimbje dhe frike tek ata qe i rrethon. Dhe bota e saj ngrin! Ajo perjeton nje shkembim te dy boteve, asaj te brendshme qe clirohet dhe asaj te jashtmes qe ngrin, por qe ne fund te filmit te dyja botet bashkohen dhe  gjejne lirine e balancen ne nje akt sakrifice te dashurise. Ka shume gjera te tjera tek Frozen, per te cilat jam e gezuar qe vijne nga nje film i Disney-t si per shembull te mos nxitohesh ne ate qe ti quan dashuri dhe kujt ia beson zemren tende, por Let it Go dhe Elsa kane lene gjurmet tek une sepse mendoj se ato disi mbajne nje pjese timen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This