Jeruzalem, qyteti i paqes: Dita e pare

Jeruzalem, qyteti i paqes: Dita e pare

Mbreme arrita ne Jeruzalem rreth ores 6. Nuk di si te pershkruaj kete qytet. Pa dyshim qe eshte i jashtezakonshem, si asgje tjeter qe kam pare. Eshte kaq unik, kaq i ndryshem, kaq terheqes, kaq kontraversal me gjithe miksin e kulturave dhe besimeve, kaq i pabesueshem.

Arkitektura eshte jashte imagjinates sime. Nje qytet i ndertuar me gure te bardhe, ndersa ndertesat moderne as qe ngjasojne me kullat e larta gjithe xhama, katrore a abastrakte. Eshte nje stil kaq unik qe ende nuk arrij t’i ve nje emer.

Qyteti i vjeter, I rrethuar me muret e larta, me sjell ndermend disi Dubrovnikun, e prape eshte kaq I ndryshem. Kudo ku shkel kujtohesh se kjo eshte toka ku shkeli Jezusi, ku engjejt zbriten e kenduan per lindjen e tij, ku engjejt luftuan me njeriun, e engjejt dhane lajme te mira. Eshte toka ku Jezusi erdhi si nje foshnje, ku kreu mrekulli qe syri I njeriut nuk I kishte pare dhe veshi as nuk I kishte degjuar, ku u kryqezua dhe u ringjall, dhe ku pritet te vije perseri.

Jeruzalemi, toka ku tre besime kryesore ndajne te njejtin vend te shenjte, ate ku pritet te zbrese Mesia.

Qyteti eshte i ndare ne 4 pjese. Sot ecem ne muret e qytetit duke u nisur nga Porta Jafa, ku eshte hoteli yne, deri tek porta e Herodit. Porta Jafa, eshte poziciunuar ne nje vend ku muret jane prishur per te krijuar nje hapesire qe te hynte sulltani, kur Izraeli u pushtua nga perandoria turke.

Nga Porta Jafa ecem ne drejtim te lindjes ne drejtim te akrepave te ores, duke lene pas lagjen e krishtere, duke kaluar neper lagjen muslimane deri tek porta e Herodit, dhe prej aty u dretjuam per tek Muzeu kombetar, I cili nuk eshte nje ndertese e vogel qe mund ta vizitosh ne nje apo dy ore, por gati nje park, ku eshte ruajtur nje trashegimi e pasur kulturore e fetare qe do te duhej ndoshta nje jave per ta eksploruar te gjithen. Andrea, guida jone, nje izraelit me nje anglishte te rrjedhshme dhe me nje formim kulturor e historik mbreselenes, na drejton per tek modeli i Jeruzalemit te vjeter, ku nga afer, per here te pare mund te shikoj se si dukej Tempulli  I madh, qyteti I Davidit, rruga Doloresa, Pallati I Herodit, Shtepia e Kajafes, Keshtjella Romake etj. Duket sikur gjithcka kam lexuar ne bibel, per nje moment merr forme e kuptim. Duket po aq madheshtore e mistike, dhe njekohesisht po aq e prekshme dhe e vogel, prane teje. Per here te pare ndihem sikur jam brenda historise, dhe jo jashte saj.

 

Andrea na tregon Jeruzalemin nga disa kende, duke na shpjeguar historine, ngjarjet qe ndodhen, duke na lejuar te bejme pyetje, por njekohesisht duke na ngritur kuriozitetin ndersa na thote nje shprehje qe e hasim shpesh ne Dhiaten e Re : Eja dhe shih. Eja dhe shih, thote Andrea, do te kthehemi prape tek kjo pyetje kur te vizitojme x vend dhe atehere do te degjoni me shume rreth pyetjes qe keni.

 

Dita jone e pare mbyllet ne Malin e Ullinjve, pozicionuar perballe Jeruzalemit te vjeter, perballe me tempullin qe u rindertua ne kohen e Herodit te madh, mbi rrenojat e tempullit te vjeter te Salomonit, qe u shkaterrua nga mbreti Nebukadnesar.

Jane oret e para te pasdites, dielli eshte ende ne kupe te qiellit, por fryn nje ere e fresket qe ta ben vapen me te lehte. Prej shkalleve ku jemi ulur, mund te shikojme tani gjithe qytetin qe me pare e pame te modeluar ne muze. Andrea na pyet, ku eshte qyteti I Davidit, a mund ta dalloni tani, ndersa disa nga ne tregojne me dore. Eshte me e lehte tani te orientohemi ne terrenin e vertete.

Kur isha ne tetevjecare dhe gjimnaz, per cudi nuk e kisha qejf lenden e historise, mbase per shkak te volumit ose datave e emrave qe duhet te mbaja mend permendesh, ose ndoshta per shkak se nuk e kuptoja tamam rendesine e saj per te kuptuar koherat dhe udhetimin qe njerezimi ka pershkuar.

Sot isha nje studente e historise dhe do te me duhet kohe te procesoj gjithe informacionin e ngjeshur qe kam marre sot.

Nje gje mund te them me siguri. Ky Jeruzalem, me muret qe jane shkaterruar dhe ngritur, ngushtuar dhe zgjeruar pergjate shekujve, qendron si nje deshmi e besnikerise se Perendise per ta ruajtur dhe mbrojtur e rindertuar.

Jeruzalemi, qyteti I paqes (Jerushalaj) ,e mbyll diten e pare Andrea, flet sot per paqen e brendshme mes nesh e Perendise, pavaresisht tensionit te jashtem, lufterave e shkaterrimeve; te ciles do t’i shtoja “sepse Ai mbetet i pandryshueshem!”

 

Rudina Bakalli

×
Share This