Shigjete

Oh kjo pjelle e frikshme e zemres njerezore

E keqja eshte e lige. Eshte me shume se e lige. Eshte e tmerrshme. E padrejte. Te godet thelle ne shpirt. Te vjedh. Te dhunon shpirtin e zemren. Te le nje piskame therese per ate qe ka marre. Ajo te vjen pabesisht, dhe shpesh padrejtesisht. E liga, kjo pjelle e frikshme e zemrave te degraduara njerezore, vjen ne format me te frikshme dhe me te dhimbshme. Ashtu si sot, kur lajmi ishte me afer, nuk ishte thjesht nje emer e fytyre e panjohur. Por ishte aq trondites, aq trishtues, sa edhe menyra me me takt e te dhenit te atij lajmi te rrenqeth, shokon e te ben te ndihesh si ne nje enderr te keqe, sepse nuk do qe ta besosh qe ai lajm eshte per nje njeri qe ti e njeh dhe e di qe nuk kishte asnje faj. Sot jam mbushur me zemerim ndaj asaj qe eshte ne gjendje te beje njeriu! Jam e mbushur me zemerim kundrejt atyre qe mekati ua ka ngurtesuar zemrat  ne ate forme, sa krimi nuk u ben me pershtypje. Per ta krimi eshte nje statistike qe duhet analizuar e shfrytezuar per te hedhur faj mbi kete apo ate apo per te mbrojtur kete e ate. Por sot ky krim (ashtu si dje krimet e tjera) nuk eshte statistike, nuk eshte lajm per ato familje dhe miq qe u ka vjedhur gezimin, paqen dhe disi te ardhmen.  Nuk e imagjinoj dot mikun tone, vellane tone, pa kembe. Me rri mendja aty. Me shkojne lutjet tek ai dhe gruaja e tij, femija dy muajsh. Qe sot e tutje ai dhe ne do te duhet te mesohemi me kete realitet te hidhur, duke ushtruar forcen e shpirtit qe beson ne nje Zot qe kthen dhe fatkeqsine me te tmerrshme, te punoje per te miren tende. Qe sot ai, familja e tij dhe te gjithe miqte, do te duhet te ecin ne shtegun e mistereve te besimit, ne shpresen dhe sigurine e atyre gjerave qe nuk shihen, por shpresohen sepse jane premtuar nga Nje qe e mban fjalen. Ai shteg ka njohur shume te tjere qe sot per ne jane heronjte e besimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This