Shigjete

Big Brother VIP 3-Kush është më shumë VIP?

foto credit https://www.pexels.com/photo/close-up-photo-of-brown-wild-cat-984468/

Lajmet e fundit: Në botën e BBV3, të famshmit tanë të ditëve moderne sapo kanë nisur aventurën e tyre më të fundit dhe tashmë drama sapo ka filluar të shpaloset! Pa kaluar as 24 orë, të vetë ngujuarit tanë kanë mbushur çdo ekran nga lajmet tek programet e drekës e pasdite e çdo media sociale, duke na zënë në befasi me një dilemë të madhe:

Kush është më shumë VIP?

Vështirësitë e VIP-ave tanë duken të parëndësishme për ne, por jo për ata:

“Nuk më dha dorën siç duhet!”
“Më tha nuk më njeh!”
“Nuk më dha biletë kthimi!”
“Nuk iu bind liderit të shtëpisë!”

Duket si një sëmundje kolektive, duke lënë në hije talentet e tyre aktuale teksa zihen kush do ulet në piedestalët artificialë që u kanë ngritur dhe i ngrenë vetes.

Por çfarë do të thotë VIP dhe çfarë na bën VIP në të vërtetë?

“VIP” do të thotë “Person Shumë i Rëndësishëm”. Por çfarë e bën një person vërtet të rëndësishëm? Çfarë i bën VIP-a këta të ngujuarit tanë? A janë kontributet e tyre në shoqërori apo thjesht fama e cila për hir të së vërtetës duhet thënë që është e përkohshme? Disa kërcejnë nga një reality show në tjetrin, dhe të gjithë flasin për veten në vetën e tretë.

Por çfarë e përcakton me të vërtetë rëndësinë tonë – arritjet tona apo thelbi ynë?

Çdo qenie njerëzore është në thelb e vlefshme sepse jeta është e shenjtë. Ne jemi të rëndësishëm jo për arritjet tona, por për vlerën tonë të qenësishme, të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Ky dinjitet, i humbur në Eden, mund të rifitohet vetëm nëpërmjet hirit të Jezu Krishtit.

Në këtë kuptim, çdo pjesëmarrës në BBV3, është po aq i rëndësishëm sa dikush i njohur vetëm për familjen dhe fqinjët e tyre. Kjo rëndësi nuk rrjedh nga arritjet e tyre, por nga Krijuesi i tyre, i cili e di vlerën e krijimit të Tij.

Ne, jashtë shtëpisë, dhe të famshmit tanë të ngujuar brenda në shtëpi, kemi vlerë sepse Zoti e do secilin prej nesh dhe nëpërmjet sakrificës së Jezusit, kërkon të rivendosë madhështinë që kemi humbur. 🌟

A po themi që talentet dhe arritjet nuk paskan rëndësi fare? Jo në përcaktimin e vlerës por ato janë të rëndësishme në aspektin e administrimit besnik të asaj që të është dhënë në krijim! Secili prej nesh është unik dhe sjell dhunti dhe kontribut unik, por ajo është dhurata që ne sjellim dhe jo etaloni që na mat apo përcakton vlerën!

  BBV3 #VIP #Mesimejete #Vlera#Reflektim Shpirtëror #Thenietemencura  

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This