Shigjete

Si të shmangësh 5 gabime në zgjedhjen e degës së studimit

Si këshilltare karriere, shpesh më pyesin: “Si të zgjedh degën e duhur në universitet që të sigurohem që është dega e duhur?”

Me ndiqni në këtë video ndërsa flas për pesë gabime të zakonshme që studentët bëjnë. Gjithashtu, për t’ju ndihmuar, kam përgatitur një test falas online që mund ta gjeni duke klikuar këtu

Ky test test online është të zhvilluar me ndihmën e AI, dhe shërben si një demonstrim ilustrues i mënyrës se si inteligjenca artificiale mund të integrohet në mënyrë krijuese dhe praktike në fushën e këshillimit të karrierës.

Është e rëndësishme të theksohet se ky test nuk është një mjet profesional i certifikuar. Testet profesionale kalojnë nëpër kritere të rrepta psiko-metrike dhe procedura validimi për të siguruar besueshmëri dhe saktësi shkencore. Për këtë arsye, një test i zhvilluar me AI, pavarësisht se mund të japë rezultate të sakta ose interesante, duhet parë vetëm si një shembull ilustrues, i dobishëm në kontekste si seminaret, prezantimet apo ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e këshillimit profesional, por jo si bazë vendimmarrëse për zgjedhjen e karrierës.


Ky projekt synon të tregojë potencialin e AI si mjet ndihmës dhe kreativ në procesin e orientimit, ndërkohë që thekson domosdoshmërinë e përdorimit të mjeteve profesionale të verifikuara kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme që ndikojnë të ardhmen e studentëve.

https://youtu.be/_CE_kPSYl0Q?si=MmZZNuFQJTXc_TCN

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This