Shigjete

Almaz Ayana u përgjigjet kritikëve pas thyerjes së rekordit: “Dopingu im është ….”

aYANAAlmaz Ayana ende nuk kishte vendosur në qafë medaljen e saj të artë, kur disa kolege te saja filluan të vinin në dyshim rekordin e thyer nga atletja etiopiane, në garën 10 mijë metra për femra.

“Nuk besoj se ajo është 100%. Nuk mund të them se nuk është e pastër, por kam dyshimet e mia. Ishte shumë e lehtë për të” do të shprehej për mediat vendase atletja suedeze Sara Lahti. Sipas Lahtit, atletja etiopiane e cila nuk kishte experiencë në këtë disiplinë e megjithatë kishte thyer rekordin me 15 sekonda, kishte qenë gjithë garën stoike. “ Ajo nuk kishte asnjë shprehje në fytyrën e saj” Lahti më tej do të shtonte se nuk e kishte zakon të krahasonte veten e saj me atletet keniane dhe etiopiane të cilët dukshëm dominonin garat e gjata si për meshkujt edhe për femrat

“Kam vetëm një përgjigje të prerë”- do të përgjigjej Ayana përmes një përkthyesi, pyetjeve supozuese të gazetarëve për lidhjen e përdorimit të drogërave me fitoren e atletes.

“Jo. Së pari: Unë jam  stërvitur specifikisht për këtë ngjarje. Jo. Së dyti, Unë i lutem Perëndisë. Perëndia më ka dhënë mua gjithçka, gjithçka. Dhe së treti: Jo. Dopingu im është Jezusi. Këto janë arsyet e fitores sime”

usatoday

 

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This