Shigjete

Burra mos e lexoni

ruthKy nuk eshte nje shkrim per burrat. Burrat nuk i kane qejf historite melankolike. Ata nuk preken nga melodramat as telenovelat dhe nuk i kuptojne dot lotet e grave te tyre tek njehsohen me histori a telenovela. Ata jane praktike, me kembe ne toke dhe gjakftohte. Ata nuk kane lindur per lote, por per lufte 🙂 E lufta e nje burri nga Lushnja eshte e vecante.

“C’me ka gjetur me gruan time o Aldo” u ankua sot tek Aldo Morning Show, dukej aq i sinqerte dhe aq spontane ajo bisede, por po aq e cuditshme saqe mendova mos ishte nje dialog i sajuar per efekt show. “Na la pa ngrene, vdiqem, mbeti gjithe diten ne televizor me telenovelat. Mbledh shoqet, pi kafe dhe ben rremuje” filloi te ankohej e shfryhej. “Po ti trashe pak zerin” ia ktheu Aldo. “Si te trash zerin? Po e trasha zerin, nuk dihet ca ndodh” vazhdoi burri. Mendova se mos po degjoja ndonje copez humoristike.

Per fat te keq ky eshte realiteti ne shume shtepia shqiptare, ku grate, edhe burrat e deshperuar dhe te dorezuar ndaj manise se grave te tyre, ulen me ore te tera para ekranit per te ndjekur telenovelat njera pas tjetres. E rrefej qe edhe mua me pelqen te ndjek ndonje telenovele, disa me te vertete jane realizuar shume mire dhe prekin tema te ndjeshme, por mundesia per te rene brenda tyre dhe dorezuar gjithe kohen e punet e shtepise, per te rrotulluar gjithcka rreth ores kur fillon telenovela, eshte nje gracke e forte. Besoj qe nuk do ta ekzagjeroja nese do ta krahasoja me nje lloj skllaverie. Skllaveri ne disa aspekte: ne aspektin e administrimit te kohes, ndersa fillon e rrotullon dhe pershtat gjithcka tjeter ne shtepi ne menyre qe te jesh e lire kur fillon telenovela. Skllaveri e tipit te papergjegjshmerise sepse fillon le pas dore gjera te tjera me te rendesishme dhe te domosdoshme. Skllaveri emocionale ndersa fillon e gjen gezimin aty dhe dita sikur nuk ka kuptim e duket kot nese ke humbur nje seri. Skllaveri shpirterore ndersa krijon varesi ndaj tyre dhe pa dashje fillon e kompromentohesh nga mesazhet e fshehte dhe modelet qe promovohen si per shembull perligjia e nje lidhjeje jashte martesore ne emer te dashurise se vertete, dhuna ne familje, hakmarrja etj.

Mendoj qe edhe si te krishtere ne duhet t’i perqasemi cdo filmi a telenovele, romani, novele, shkrimi, me nje sy kritik dhe ndjeshmeri ndaj asaj qe na ofrohet dhe me te cilen po e ushqejme shpirtin tone. Nese jemi te etur per histori njerezore te jashtezakonshme, me besoni qe Dhiata e Vjeter ofron histori kaq te bukura, qe te mbajne te mberthyer, por njekohesisht te urtesojne ndersa meson nga deshtimet apo fitoret e personazheve biblike.

Sot ne mengjes per shembull lexova per Ruthin. Nese Ruthi do te behej nje film apo telenovele, ajo pa dyshim do te na kishte mberthyer para ekranit, do te na kishte frymezuar dhe dhene shprese duke qene se eshte nje ngjarje e vertete dhe jo trillim, ndersa eshte kthesa me e mrekullueshme qe ndodh ne jeten e dy grave totalisht te shkaterruara dhe lenduara nga fatkeqesite.  Jemi mesuar ta shikojme Ruthin si nje histori te rralle besnikerie dhe perulesie te nje nuseje te re, une sot e pashe si nje histori shprese e triumfi ndersa sheh se cfare mund te beje Perendia ne situatat me te pashpresa. Eshte nje nga ato histori qe te mbush me paqe e gezim ndersa sheh nje fund te deshiruar. Per fat te mire nuk eshte nje fund i stisur nga ndonje regjizor, ndaj edhe pesha qe ka eshte shume here me e madhe se ajo e nje telenovele.

Si perfundim, Aldoja i shkrete nuk i dha dot zgjidhje telefonuesit te tij hallexhi, te pakten e degjoi, po dhe ndonje keshille ia dha se si te trashte zerin apo te ulej bashke me te shoqen e te shikonin telenovelen bashke, se mbase keshtu ia fitonte vemendjen e ia bente qejfin. Por burri u duk i pakenaqur me zgjidhjen, ose mbase thjesht donte te shfrynte, apo ta degjonte kush meqe e shoqja dukej qe ishte perhumbur ne nje realitet tjeter dhe kishte harruar jeten e perditshme.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This