Cfare te bejme me gruan?

Ato te mbuluara, disa koke e kembe, disa krejt zi e disa me ngjyra, disa moderne, disa te thjeshta, disa me lule apo tantelle, disa me piercing ne hunde, disa me Iphone apo Samsung Galaxy. Mes tyre une dhe ndonje tjeter si une, pa perce, pa shami, pa tantella a lule, pa florinj neper veshe e hunde, pa qeska Dubai. Aty ne rresht ndersa kalonim neper labirintin qe con tek kontrolli i pashaportave, nuk e di sa here u shkembyem. Sa here me pane e sa here i pashe. Burrat e tyre ecnin para, ato ndiqnin prapa ne heshtje. Ne te dy ecnim perkrah e here ai para e here une, ne varesi te levizjes se rreshtit por gati gjithe kohen duke biseduar. Dy bote qe shkembeheshim. Une isha minoritet. Megjithate nje gje e kishim te perbashket: ne ishim nena, vajza, gra, motra. Nese do te kisha lindur une ne vendin e tyre, do te isha une aty e veshur me nje perce te zeze qe le vetem syte jashte, apo nje perce te zeze ku nuk duket asgje, apo me nje shall te bukur me tantelle, apo shamine moderne, dhe ato te veshura thjesht si une si per nje udhetim: pantallona, nje bluze e thjeshte e nje pallto. Shikimi i tyre ishte aq i bute, i ndrojtur. Shikimi im ishte i dhimbshem ndersa i shikoja. Zemra me ishte mbushur gjithe trishtim per to. Ndoshta ato kane ndjere trishtim per mua qe nuk isha e mbuluar sic duhet te beje cdo grua e mire.
Ne fund te fundit ne ishim dy bote qe shkembeheshim.

Kjo me beri te mendoj  per faktin se pergjate shekujve shoqeria njerezore duket sikur asnjehere nuk i ka gjetur ekuilibrat e duhur per te vendosur gruan ne vendin qe i takon. Ajo ose eshte nenvleftesuar dhe shtypur si ne lindje, ose eshte shfrytezuar, tradhetuar duke u perdorur si objekt seksual si ne perendim. Nuk mund te them se ne cilen shoqeri a sistem ndihet me mire, ne ate qe eshte e shtypur apo ne ate ku nuk ka me kufij ne emer te “lirise”. Ne te dyja anet ajo eshte bere pre e lendimeve dhe abuzimit.

Ajo qe me trishton eshte se edhe ne ato rrethe ku duhet te kishte marre te pakten vleresimin me te perkore dhe te drejte, edhe aty nuk ka dakortesi se cfare te behet me gruan. Te flase apo te mos flase, sa dhe kur duhet te flase dhe si duhet te flase. Te flase ne shtepi por jo ne publik, para burrit apo vetem pas burrit apo asnjehere. Te mbaje apo te mos mbaje nje shenje nenshtrimi mbi krye qofte nje shami e plote apo nje copez tantelle e vogel ne maje te kokes. Te veshe funde te gjata apo mesatare, menge te gjata apo te shkurtra, jake te mbyllura, gjysem te mbyllura, pak te mbyllura. Ku eshte kufiri i perendishmerise dhe nenshtrimit? Kur degjoj se si ne nje te ashtuquajtur kishe ne Evropen Lindore, nje grua pastori mund te qellohet publikisht ne emer te disiplinimit nga nje plak i kishes sepse nuk i eshte bindur atij, me rrenqethet mishi, me zjen gjaku nga revolta dhe nje ze cohet brenda meje “O Zot cfare kemi bere ne me Fjalen tende?”

Ne momente si keto natyrshem pyes veten se cfare eshte perendishmeria ne vetvete dhe cfare  eshte  nenshtrimi? Te jem e sinqerte kohet e fundit shpesh jam ndjere se e kemi ngaterruar me nje lloj te caktuar personaliteti dhe nje kod te jashtem etik dhe jo me ate qe ato kane te bejne ne te vertete: zemren. Sepse mund te jesh fjalepake, e qete, e “urte” se jashtmi, por te zjesh e rebelosh se brendshmi. T’u bindesh e pelqesh njerezve e te kesh miratimin e tyre, por jo te Perendise. Te ecesh sipas rregullave e etikes se vendosur e
pranuar ne grup, por te rebelosh ne shtepi e aty ku asnje tjeter nuk te sheh. Ne syte e njerezve mund te ia dalesh te ruash imazhin, po c’ rendesi ka? Para Perendise gjithsesi mbetesh e panenshtruar. Jezusi kaq shpesh theksoi zemren dhe se per Perendine ka rendesi ajo qe ndodh ne zemer, ajo qe ndodh ne shtepine e dhomen tone ku nuk na sheh asnje njeri tjeter.

Nenshtrimi mendoj se ka te beje me te qenurit gati te ndjekesh drejtimin e Perendise ne jeten tende, duke u vene nen degjesen e Tij.  Nenshtrimi ndaj bashkeshortit gjithashtu mendoj se nuk ka te beje me te mos folurit dhe te mos hapurit te zemres kur ndihesh e mendon ndryshe, por me te ndjekurit e tij kur ai vendos, me dhenien e besimit dhe mbeshtetjes. “Ku ti shkon, do shkoj. Populli yt, do te jete populli im” Ky ishte nje nga premtimet qe une si shume nuse te reja ne altar i kam bere tim shoqi dhe kete e kam kujtuar sa here qe na eshte dashur te marrim ndonje vendim te rendesishem.

Kur dy bote u shkembyen me futen ne nje labirint mendimesh, me te gjate e te thelle se labirinti qe conte tek kontrolli i pashaportave. Me ben te mendoj se ku valle ndryshojne keto bote dhe a ndryshojne ne thelb ndaj gruas. Sepse ndryshimi nuk duhet te jete thjesht tek percja, por tek thelbi i se vertetes se Perendise, vlera qe Ai vete i jep gruas, tek zemra jone dhe tek nenshtrimi qe ndodh aty. Mendoj se cdo lloj nenshtrimi dhe perendishmerie tjeter e rreme, thjesht na ben pre te hipokrizise shoqerore e fetare.

Rudina Bakalli

×
Share This