Gëzuar Shqipëri
nga Etleva/ Sfida e Janarit

Një bisedë me Shqipërinë
Zgjohem në mëngjes me afshin tënd të tjetërsuar, Shqipëria ime.
Nuk e di se ç’më kap, zgjohem në botën e trishtimit, plogështisë, pesimizmit… dhe akoma pa u zgjuar ndihem e shkurajuar, por sot refuzoj të ndihem e tillë sepse sot është ditë gëzimi. Sot është Viti i ri dhe do të bëj urimin tim për ty Shqipëri, për njërëzit tanë dhe për veten tonë!
Më parë ne të dyja do të flasim sepse une dua shumë me dikë të flas dhe vetëm ti më kupton, se ti po kupton lloj lloj njerëzish, edhe ata që kanë zgjedhur të bëjnë të keqen e jo të mirën. Krenare për ta nuk je, për ligësinë, paskrupullinë, hienizmin, paturpsinë, ndaj ul shikimin e më përgjigjesh me ndrojtje: me të tillë njerëz “përputhem” edhe pse këta njerëz po më bëjnë të dy-fytyrë dhe kam turp që po demoralizoj njerëz të mirë.
Urimi im
Uroj që ky Vit i ri të sjellë mirësi, forcë dhe vullnet për të ndryshuar.
Gëzuar Vitin e Ri Shqipëria ime!Gëzuar ti atje në zyrat e shtetit!
Gëzuar dhe ti që punon pa limit e pa kushte për të ushqyer fëmijët!
Gëzuar dhe ti që në mundësinë e parë po pret të ikësh!
Gëzuar dhe ju familjarët e mi në Itali, Spanjë, Angli!
Gëzuar dhe ti Arjan Sala që dhe jetën për të mbrojtur jetë!
Eehhh, Shqipëri… Qofsh më e bukur në shpirt!…
Etleva
shënime nga Shigjete
*ky shkrim është në kuadër të sfidës së Janarit, për të mësuar më tepër për sfidën e Janarit klikoni këtu https://youtu.be/13iXZJTUUt4
** për të lexuar shkrimin tjetër të sfidës së Janarit, lexoni këtu https://shigjete.com/une-dhe-henry/
***për tu bërë pjesë e sfidës së Janarit, ju mund të më dërgoni deri ne 30 Janar, një shkrim të shkurtër mbi një nga temat e artikujve të Shigjetë. Për më shumë detaje shikoni videon më sipër për sfidën e janarit.
