Heronjtë tanë dhe Kryeheroi

heronjNe i duam heronjtë, sidomos ata heronj që janë nga kombi ynë. I duam siç duam një trofe apo një medalje. Krenohemi me ta sepse bashkëkombësia na bën të ndihemi sikur lavdia e tyre shkëlqen sadopak edhe mbi ne. Suksesi i tyre bëhet suksesi ynë.

U thurim lavde, i shenjtërojmë, u citojmë fjalët, poezitë, jeta dhe arritjet e tyre me të drejtë na frymëzojnë.  A nuk do të ishte e padrejtë dhe mosmirënjohje nëse do të kishim mohuar apo nënvleftësuar sakrificën apo arritjen e tyre? Që kjo të mos ndodhë kemi një ditë të veçantë për t[i kujtuar dhe nderuar, siç është 5 Maji. Apo emërtojmë rrugë dhe institucione me emrat e tyre. I përfshijmë në librat e historisë.

Kryeheroi i mohuar

Eshtë një kryehero të cilit nuk ia kemi njohur sakrificën. Atë e kryqëzuam. Nuk e nderuam dhe as nuk e ngritëm lart. Nuk ia festojmë të gjithë ditëlindjen as vdekjen edhe pse lindja dhe vdekja e tij ishin tërësisht të lidhura me ne. Ai shërbeu dhe bëri të mira më shumë se askush tjetër që ka jetuar mbi dhe. Në fund e dha jetën e tij për të gjithë ne, por atë e kemi lënë mënjanë, madje shumë njerëz e përbuzin dhe e nëpërkëmbin emrin e tij dhe këdo që ua sjell atë emër.

Ai i dha emër epokës së re. Historia u nda në para dhe pas tij. E megjithatë nuk ia citojmë fjalët aq sa ia citojmë dikujt tjetër. Do të brohorasim dhe bëjmë lajm për shqiptaren Rita Ora që këndon në Vatikan një himn kushtuar atij, por atë vetë nuk e përfillim. E çuditshme, pse na pëlqen të projektojmë hijet dhe jo dritën nga marrin jetë hijet?

Ky hero është Jezusi. Edhe pse nuk e shoh, unë e di që është. Është në zërin e butë që i flet zemrës sime kur është e trazuar apo e shqetësuar. Është përgjigjia e lutjes, favori dhe mrekullia kur gjithë dyert janë të mbyllura. Është forca që ndjej kur jam e dobët. Është shërimi që marr kur doktorët nuk dinë si ta shpjegojnë. Këto të gjitha janë si gjethet që lëvizin e më tregojnë se po fryn erë- atë erë të cilën nuk e kap dhe nuk e shoh, por që e ndjej në gjithcka që lëviz rreth meje.

Ky hero nuk bërtet me të madhe për arritjet e tij, edhe pse universi u krijua me anë të tij. Por ai na pëshpërit në zemrat tona me premtimin e jetës pa fund. Ai na pajis me një pashaportë të re, pashaportën e qytetarit të qiellit. Ky identitet i ri është pajisur me urtësi e forcë për të jetuar si një fitimtar. Dhe gjithçka duhet të bëjmë është ta pranojmë me besim dhuratën e tij, duke pranuar sakrificën e tij si pagesë për lirinë tonë.

“Ju në fakt jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhuntia e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush. Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to” Efesianeve 2:8-10

3 thoughts on “Heronjtë tanë dhe Kryeheroi

    1. Te falenderoj Vlera. Gezohem qe te ka pelqyer. Cila ishte gjeja qe te pelqeu me shume?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This