Shigjete

Kembengulja

Këmbëngulja është aftësia për të çuar gjërat deri në fund pavarësisht nga rrethanat. Në pritje, në situata të vështira dhe në sfida del në pah sa forcë kemi dhe nevoja për të këmbëngulur. Si e dallojmë këmbënguljen nga kokëfortësia? Çfarë e motivon këmbënguljen?

Ndiqni pjesën e parë të serisë mbi këmbënguljen. Në këtë pjesë do të takojmë për pak Jozueun. Në pjesët në vazhdim do të njihemi më shumë me të dhe disa nga personazhet e këmbënguljes që takojmë përgjatë Biblës.

Pyetje për të reflektuar

A i ngjan këmbëngulja jote kokëfortësi apo forcë që buron nga shpresa në premtimet e Perëndisë?

Si mund të kultivosh këmbënguljen në jetën tënde?

Nëse keni humbur temën e javës së kaluar mbi pritjen, e gjeni këtu https://shigjete.com/si-te-presesh-me-shprese/

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This