Mësuesit që ndryshuan historinë
Anne Sullivan
Ishte vetëm 20 vjeç kur u bë guvernatorja e Helen Kellerit. Ajo mori përsipër detyrën e vështirë të mësonte Kellerin përmes gjuhës së shenjave. Kelleri mësoi rreth 600 fjalë, ca matematikë dhe gjuhën Braile (për shurdhëmemecë) vetëm brenda pak muajve. Pavarësisht sfidave të saj me shikimin, Sulivani ia doli të ndihmonte Helen Kellerin të bëhej personi i parë shurdhmemec që mbaroi studimet e larta universitare.
Gabriela Mistral
Mistral (e njohur si Lucila Godoy Alcayaga) ishte një mësuese dhe fituese e çmimit Nobel në poezi, e cila luftoi për të drejtën e mundësive të barabarta të arsimit për shtetasit Kilianë. Ajo udhëtoi në gjithë vendin e saj duke dhënë mësim në lagje të ndryshme, para se të emërohej si drejtoreshë e shkollës së vajzave ne Santiago. Mistral udhëtoi nëpër botë si një diplomate, duke bërë të njohur poezitë dhe mesazhin e saj humanitar.
Golda Meir
Ajo ishte kryeministrja e parë izraelite, e cila u mësoi fëmijëve shkrim, këndim dhe histori kur jetonte në Miluaki (Milëaukee) para se të zhvendosej me të shoqin në Palestinë. Karriera e saj politike zgjati rreth 30 vjet para se ajo të jepte dorëheqjen për shkaqe shëndetsore në 1974.
Maria Montessori
Montessori ishte një mjeke dhe edukatore italiane, e cila në 1987 zhvilloi një nga filozofitë e mësimdhënies që është gjerësisht e njohur edhe sot. Kjo metodë i shikon fëmijët si të etur për të mësuar dhe të rriturit si personat përgjegjës për të krijuar një ambient që ushqen etjen e fëmijëve për dijen. Kjo metodë është më shumë eksperimentale se sa thjesht udhëzuesse.
Jaime Escalante
Escalante ishte një mësues i nderuar me çmim të lartë, i cili mori vëmendje kombëtare për shkak të ndihmës që i dha nxënësve të tij të Loss Angelosit Lindor, të kalonin testin A.P Calculus ne 1982. I pyetur për suksesin e tij ai tha:” çelësi i suksesit tim me të rinjtë është shumë i thjeshte dhe një traditë e nderuar në çdo kohë: punë e palodhshme si për mësuesin dhe për nxënësit.”
Joe Clark
Përvoja e Joe Clark në shkollën e mesme Eastside në Paterson, Neë Jersey frymëzoi filmin e vitit 1989 “Lean on Me”. Drejtori dhe ish-mësuesi përdori taktika jokonvencionale për të mbajtur drogën dhe bandat jashtë shkollës së tij, dhe nxënësit në klasë. Clark më vonë u bë drejtor i një qendre paraburgimi për të mitur në qytetin e tij të lindjes, Neëark.
Kakenya Ntaiya
Ntaiya, e lindur në Kenia, themeloi Qendrën e Ekselencës Kakenya, një shkollë me konvikt për vajza që kërkoi nga të gjithë prindërit që regjistrojnë vajzat e tyre, të pranojnë që të mos i nënshtrojnë fëmijët e tyre ndaj gjymtimit gjenital ose martesës së detyruar. Ajo ka marrë disa çmime për punën si edukatore, feministe dhe aktiviste sociale
Louanne Johnson
Johnson është një ish-marinse amerikane e cila shkroi librin “My Posse Don’t Do Homeëor” për përvojën e saj të punës në shkollën e mesme Carlmont në Belmont, Kaliforni. Ajo i frymëzoi studentët e saj të qëndronin në shkollë dhe të zhvillonin një interes për poezinë dhe letërsinë. Libri i saj u përshtat në filmin e vitit 1995, Dangerous Minds.
Marva Collins
Collins kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj duke dhënë mësim si zëvendësuese me kohë të plotë në sistemin e Shkollës Publike të qytetit të Çikagos. Kjo përvojë e shtyu atë të hapte një shkollë private në ndërtesën ku jetonte për të ofruar një arsim me kosto të ulët për studentët me të ardhura të ulëta në komunitetin e saj. Përmes metodës së saj të mësimdhënies, ajo u përpoq të ndihmonte fëmijët të kapërcenin problemet e sjelljes dhe pengesat e tjera . Shkolla ndihmoi studentët për më shumë se 30 vjet përpara se të mbyllej në 2008.
Salman Khan
Khan është një shembull kryesor i fuqisë së internetit. Akademia Khan e themeluar prej tij është një platformë arsimore falas në internet që përmban mijëra mësime për një sërë lëndësh akademike. Kanali i tij në YouTube ka mbi katër milionë të regjistruar.
Erin Gruwell
Historia e Gruwell është baza për filmin e vitit 2007 “Freedom writers” që flet në lidhje me përvojën e saj të mësimdhënies në shkollën e mesme ëoodroë ëilson në Long Beach, Kaliforni. Ajo iu afrua studentëve të saj duke u kërkuar që ata të mbanin ditar dhe të regjistronin video nga jeta e tyre.
Toru Kumon
Kumon ishte një mësues matematike japonez i cili filloi të krijonte fletë pune për të ndihmuar djalin e tij të përmirësonte aftësitë e tij matematikore. Kjo më vonë u zhvillua në atë që quhet Metoda e Mësimit Kumon. Në vitet ’50 ai filloi të hapte qendra mësimore në Japoni dhe tani ato i gjen në të gjithë botën. Programi i ndihmon studentët me matematikën dhe gjuhën duke ofruar fletë pune të përshtatshme posaçërisht për aftësitë e tyre.
Familja e shquar shqiptare Qiriazi
Gjerasim, Gjergji, Parashqevi dhe Sevasti, nga Manastiri janë të njohur për kontributin e madh që kanë dhënë në zhvillimin e kulturës dhe arsimit shqiptar nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Familja Qiriazi ishte me prejardhje nga fshati Magarovë prej ku ishin shpërngulur fillimisht në fshatin tjetër Tërnovë afër Manastirit, e prej këtu kishin zbritur në qytet, i cili në atë kohë ishte qendër e Vilajetit të Manastirit. Babai Dhimitër Qiriazi, anëtar i kolonisë shqiptare të qytetit dhe nëna Maria kishin dhjetë fëmijë, shtatë djem dhe tri vajza:Tashko, Konstandin, Gjerasim, Gjergj, Naum, Kristo, Pandeli, Fankë, Sevasti dhe Parashqevi. Kjo familje, (Dhimitri dhe Maria), sado që jetonin në një qytet me popullsi të përzier nga pikëpamja e kombësisë, arriti që t[i ruante traditat shqiptare dhe t
[i edukonte të gjithë fëmijët në frymën e dashurisë për gjuhën amtare.