Samsoni dhe Delila: Histori Dashurie dhe tradhëti

Në kërkim të dashurisë Samsoni* do të binte në duart e një vajze tjeter të bukur, por dinake prej së cilës do t’i vinte edhe vdekja, ndërsa do të tradhëtohej për së dyti dhe dorëzohej i lidhur tek flinte në prehërin e saj. Dashuria për Dalilën i kushtoi humbjen e forcës, lirisë dhe syve, sepse armiqtë do t’i nxirrnin sytë në mënyrë barbare. Ky djalë i ri, i pashëm dhe i fuqishëm që nuk ishte mësuar me humbjen dhe disfatën, mbyll jetën e tij në mënyrën më tragjike, paçka se në momentet e fundit të jetës Zoti i përgjigjet klithmës së shpirtit të tij për të ia kthyer forcën edhe njëherë të vetme.
Cfarë mund të mësojmë nga Samsoni në lidhje me gratë dhe dashurinë?
-Dashuria nuk është baraz me një tërheqje fizike. Bukuria e jashtme nuk është garanci për karakterin. Kur vjen puna tek zgjedhja e bashkëudhëtares së jetës, do të jetë karakteri i saj dhe jo paraqitja fizike që do të ndikojë cilësinë e jetës dhe të ardhmes suaj. Samsoni, ky djalë i hedhur dhe trim, e kishte neglizhuar karakterin në jetën e tij, prandaj edhe nuk mund ta shikonte si një cilësi të domosdoshme në zgjedhjen e gruas së parë që solli në shtëpi, apo më vonë të Dalilës. Ashtu sic gjeti vlerë dhe e pa suksesin të lidhur me forcën e tij të veçantë fizike, e vari vlerën dhe suksesin e martesës dhe jetës së tij sentimentale vetëm tek tërheqja dhe intimiteti fizik. Ai zgjodhi dashuritë e jetës njësoj sic do të kishte zgjedhur lodrën më tërheqëse dhe më të bukur.
Si të mos biem në grackën e Samsonit? Si të sigurohem që po bëj zgjedhjen e duhur?
Investo në karakterin tënd dhe kërko për një shok apo shoqe jete me karakter. Karakteri është përmbledhja e cilësive si sinqeriteti, besnikëria, ndershmëria, vetëkontrolli, disiplina, të qënit i drejtë. Karakteri dhe mençuria, e cila nuk ka të bëjë me inteligjencën por pjekurinë shoqërore dhe aftësinë për të marrë vendimet e duhura, janë dy fusha që do të përcaktojnë cilësinë dhe jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj përgjatë viteve.
Reflektim: Cfarë do të thotë të biesh në dashuri? A është dashuria baraz me tërheqjen fizike? Cfarë duhet të ketë një lidhje dashurie që të ketë jetëgjatësi dhe cilësi? Sa i rëndësishëm është karakteri në një marrëdhënie? Po mençuria? Ku e kanë burimin dhe si mund të zhvillohen këto në jetën tonë?
*Samsoni dhe Dalila, Libri i Gjykatësve, kapitulli 16, Dhjata e Vjetër
©Rudina Bakalli dhe Shigjete.com
