Shoket e mire jane si dielli. Ata na ndricojne dhe ngrohin sidomos ne dite te veshtira. Na dalin perballe si dielli qe can rete, duke na gezuar zemren e shpirtin. Keshtu ishte dje, ndersa ecja dhe zemra me ishte renduar. Ata me dolen papritur, tek kthehesha ne shtepi, duke me pershendetur nga dritarja e makines. Buzeqeshja dhe dashamiresia e shoqes sime dhe familjes se saj me zune ne befasi. Nuk e prisja te me shihnin, por kur i pashe e dija qe nuk i kisha takuar rastesisht. “Dukesh e merzitur, a je mire?” me pyeti. Ishin vetem 3 minuta qe folem ndersa makina kishte ndalur dhe priste ne trafik, por ato 3 minuta ishin mjaft per te me ngrohur e lehtesuar. M’u duk sikur me kishte dale dielli ne nje dite me shi.

Dhe shoket e mire nuk duhet t’i kesh njohur prej shume vitesh, as qe nga femijeria. Ata shfaqen qofte dhe per nje cast, per te te dhene force e pastaj jeta mund t’i coje larg. Une kam qene me fat qe Zoti me ka sjelle shume shoqe te tilla. Edhe pse sot shumica prej tyre jane jashte Shqiperise, secila ka lene gjurme te thella tek une me sinqeritetin dhe urtesine e tyre. Keto shoqe te mia nuk me kane lare as lyer, me kane degjuar kur kam patur dhimbje, por me kane thene gjithmone te verteten. Per kete arsye gjithmone kam zgjedhur te kem prane vetes njerez qe dine dhe kane guximin te jene te vertete. Me kujtohet nje nga keto gra te vecanta ne jeten time. Ajo eshte grua pastori. Nuk ishte nga ata persona qe donte te binte ne sy,shume modeste edhe pse kishte shume per te shfaqur nese do te kishte zgjedhur te shfaqej. Sa ishim kthyer ne Shqiperi dhe shoqet e mia me te mira ishin jashte Shqiperise ne ate kohe. Une iu afrova nje te shtune, pas sherbeses ne kishe, dhe e pyeta nese ajo mund te ishte mentorja ime. E quaj nje bekim dhe dhurate prej Perendise qe ajo ate vit kishte kohe qe te investonte ne jeten time.

Ne biseden e pare qe beme bashke, ajo me pyeti se cfare prisja prej saj si mentorja ime. Dhe ndersa po i shpjegoja pse e kisha zgjedhur ate, ajo me tha qe ishte nga ato njerez qe ishin te drejteperdrejte dhe qe do te me thoshin te verteten. E verteta ndonjehere te dhemb. Pikerisht per kete dua qe te jesh ti, i thashe. Une nuk dua te me mbash iso, nuk dua te me rrahesh shpatullat kot, dua te me ndihmosh ne ato fusha ku kam nevoje te rritem. Ajo grua ishte nje thesar per mua. Dhe ajo ishte nje grua e inkurajimit. Ne ate kohe femijet e mi ishin shume te vegjel, me e madhja 3 vjec e gjysem. Mendoni sa te zena i kisha duart. Kur humbja zemer, shoqja ime me thoshte: Po shiko, mban mend, para nje muaji ne kete kohe ti kishe kete sfide…, por tani nuk e ke me. Ajo me ndihmonte te vija syte tek ato fitoret ne dukje te vogla, te cilat ngarkesa e dites dhe jetes se nje nene te re i zveniste duke i cuar syte vetem tek ajo qe nuk shkonte.

Para dy diteve tek shfletoja nje ditar te vjeter nga vitet studentore, kisha shenuar nje “incident” me shoqen time me te ngushte. Atehere ajo ishte nje shoqe e re. Me pelqente pasioni qe kishte per ceshtjet, sinqeriteti i saj, shpirti sakrifikues dhe bujaria e saj. Ajo ishte dhe eshte nje shoqe e rralle. Ajo qe na ka mbajtur nuk ka qene te ecurit mbi veze. Bashke kemi patur edhe bisedat me te forta, duke qene te dyja me opinione te forta dhe te reja ne ate kohe ndodhte qe na perfshinte zjarri i diskutimit dhe kur opinionet qe kishim ishin te kunderta ishte si ndeshja e reve. Keto nuk na kane larguar as dobesuar, por e bene miqesine tone me te forte. Jemi shoqe prej 20 vitesh. Nje dite nje shoqe tjeter me tha: Ku ta gjej dhe une nje shoqe si ajo. Eh, shoqet si ajo jane aq te rralla dhe une jam e bekuar qe Zoti ma ka dhene.

Shoqet e mira nuk maten me vitet e njohjes, por me sa jane gati te te gjenden  ne momentet me te veshtira, ne kohen dhe momentin e duhur. Ato kane qene si nje Jethro, i cili erdhi ne jeten e Moisiut per pak, duke e ndihmuar me urtesine dhe prakticitetin e tij, dhe pastaj udhet e tyre u ndane, por ndikimi qe pati presenca e tij ishte sa per nje jete te tere. Ishte nje nderhyrje ne kohen dhe momentin e duhur per nje lidership me efektive.  Edhe ato me kane dale para ashtu sic del dielli ne nje dite te zymte dhe gjithcka celet dhe ndryshon. Me kane dale para per te me kujtuar qe Perendia nuk me ka braktisur por me do shume dhe me ka derguar ndihme.

Eshte nje psalm qe thote “Une i hedh syte nga malet, nga do te me vije ndihma, ndihma do te me vije nga Ti, beres i qiellit dhe tokes” Ai ma ka derguar ndihmen, me ka derguar engjej qe kane emrin e ketyre shoqeve. Shoqe te mira e besnike qe mund te flasin ne jeten time dhe te mbajne barret e mia duke me ndihmuar te lulezoj dhe ec ne fitore.

Po ti a ke nje shoqe si keto? Nese jo, kerkoji sepse ato jane thesar. Nese nuk po gjen, lutu sepse ato vlejne me shume se nje ciflig. Tek Fjalet e Urta 12:26, mbreti Solomon thote se njeriu i drejte i zgjedh me kujdes shoket, sepse rruget e te keqiut na cojne larg.

Fjalet e urta jane plot keshilla te mencura qe na ndihmone te zgjedhim me mencuri.  Ja disa prej tyre te cilave une ua kam vene veshin mire dhe kam pare se kane qene teper shperblyese:

Ai qe shkon poshte e lart duke perfolur tregon sekretet, prandaj mos u shoqero me nje njeri te tille” 20:19

“Planet behen te qendrueshme me keshilla, prandaj beje luften me keshilla te urta”20:18

 “Kush shkon me te urtet (te mencurit) do te behet i urte, por shoku i budallenjve behet i keq” Prov. 13:20

  “Mos lidh miqesi me njeriun zemerak dhe mos u shoqero me njeriun idhnak, qe te mos mesosh rruget e tij dhe te mos gjesh nje kurth per shpirtin tend”

“Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.” 16:28

“Besnike jane plaget e nje shoku, dhe te rreme te puthurat e nje armiku” Proverbat 27:6

Se fundi do ta mbyllja me ate qe apostulli Pal u shkroi besimtareve te hershem ne Korint, ndersa u fliste per ceshtjen e zgjedhjes se shoqerise:

“Mos u mashtroni, shoqeria e keqe prish zakone te mira”

 

Share This