Bihter, kjo dashuri e ndaluar


Firvdesi, kjo grua inteligjente, e bukur, por manipuluese. Syte e saj jane kater. Syve te saj, te nje gruaje qe ka kaluar shume gjera ne jete, nuk mund t’u shpetoje asgje, sidomos dinakeria e zonjushes. Dhe Bihteri, kjo vajze e re, e bukur, e papjekur, impulsive, e kapur ne nje rrjet marredheniesh te koklavitura, ku ajo e ka te veshtire te gjeje mbeshtetjen e duhur. I shoqi e ka shume te lehte t’i jape lehtesite financiare, por jo emocionale, sepse cdo perpjekje e saj per te vene rregull ne ate shtepi has ne nje qendrese te forte tek ai. Adnani eshte gati te sakrifikoje ate dhe jo ata, t’i tregoje vendin asaj, por jo atyre. Bihter gjendet totalisht e braktisur emocionalisht dhe shpirterisht, ndersa ndjen se nuk eshte e mirepritur ne ate shtepi. Ajo shtepi e ata njerez qe duhet ta mbronin e perqafonin, e kane shtyre drejt nje izolimi total. Perpelitet e kapet pas ndjenjave per te shoqin, per te mbajtur te gjalle raportin me te, derisa me ne fund dorezohet. Nuk i reziston dot tundimit Behlul. Dhe ketu nis tragjedia e saj.
Une jam e sigurte qe shumica gjykojne Bihterin. Ajo eshte e dobeta, mekatarja qe nis te genjeje pa iu dridhur qerpiku, qe tradheton te shoqin me te nipin ne te njejten shtepi, pa brerje te ndergjegjes. Mua me dhimbset Bihter, sepse ajo personifikon shume gra e vajza qe jane lene te braktisura, te pambrojtura, te zbuluara. Ne agonine dhe dhimbjen e tyre emocionale kembet e tyre shkojne aty ku nuk duhet, per te gjetur mbeshtetje dhe dashurine qe nuk po e gjejne. Ato behen pre e lehte e tundimeve dhe lidhjeve jashte martesore. Me kujton disi tragjedine ne kopshtin e Edenit, kur nje grua e re e bukur, nuk i rezistoi dot tundimit per te ngrene “mollen” e ndaluar. Te gjithe e bejne ate fajtore, si arsyen kryesore te te gjithe gjemave qe i kane ndodhur njerezimit qysh atehere. Une ndonjehere pyes veten: Po Adami ku ishte? Ku ishte kur gruaja e tij ishte tek dera e tundimit? Apo ishte aq i zhytur dhe i harruar ne punet e kopshtit, sa nuk e vuri re se gruaja e tij kishte shkuar larg.
Sot ne Shqiperi degjohen histori shume te trishtuara, te bijave te braktisura dhe te lena vetem. Disa prej tyre kane funde shume te hidhura. Ato denohen, gjykohen. Ndonjehere edhe perfliten gjoja per t’u ndihmuar, por mbeten thjesht tema programesh qe duan te kapin edhe nje dite audiencen me shikueshmerine e tyre. Gazetat shkruajne dy tre dite per to, pastaj ato shuhen, derisa te dalin Bihtera te tjere.
Nuk e di si do te perfundoje tamam Bihteri i Dashurise se Ndaluar. Fundin e saj e kam me te degjuar dhe nuk me pelqen. E shoh te vetmuar, te braktisur, te inatosur qe gjithkush e ka lene, here here te penduar, por pa shprese dhe force per te hedhur hapat e duhur. Ajo kapet gjithmone e me keq ne rrjeten e mashtrimit dhe mekatit qe ka thurur vete ne dobesine e saj. Regjizori jo pa qellim ka zgjedhur qe te mos e shpengoje, sepse per te eshte e rendesishme te shihen pasojat e tradhetise bashkeshortore. Por nese Bihter ishte pre e nje “dashurie” te ndaluar, po keshtu eshte edhe zonjusha. Ato te dyja, pavaresisht se njera e rrembyer prej moshes ka hedhur hapat fatale, e dyta e permbajtur per shkak te moshes ecen me kujdes, qe te dyja jane njesoj: te dyja kane nje dashuri te ndaluar. Por nga te dyja mua me dhemb zemra per Bihterin. Nese do te isha regjizorja e ketij seriali televiziv, do ta kisha bere Adnanin te behej burre e te merrte hapin e guximshem per ta percjelle zonjushen jashte asaj shtepie me kohe sepse e meriton- nje grua qe ndjen per te, aq afer tij, eshte nje rrezik per martesen e tij; stafit sherbyes te asaj shtepie do te ia kisha vene kufijte e duhur, do t’ia kisha hapur syte dhe veshet Adnanit per te qene prane te shoqes kur ishte e dobet dhe kishte nevoje per te, do te beja qe Bihter te ikte sa me larg tundimit etj etj por atehere nje fund i lumtur ndoshta nuk do t’i sherbente aq shume moralit te filmit se sa nje fund tragjik……
