Kenga e shtegtimit

Po shkoj
Dhe ndihem si nje hajdut,
te cilin s’e vune re kur erdhi
Dhe askush kur kur iku,
E plackitura jam une

Po shkoj
Si nje ere,
Qe ia urryen feshferimen
Ia perfolen
Dhe freskine,
Se u ndjene te bezdisur.

Po shkoj,
Me dhimbje,
Si dikush qe nuk ka perkitur kurre
Qe nuk ka patur as vend, as gjurme
Por ndihet si nje hije qe shuhet
Pak nga pak ne ikje

Po shkoj per te ardhur pas teje Zot,
Si femija i trembur nga e panjohura
Ne shpine kam plage nga gozhde
fjalesh te hidhta e genjeshtra
Qe m’i ngulen padrejtsisht
ata qe frike prej Teje s’paten
E as guxim te me flisnin perballe

Po vij pas teje Zot,
Si drite me prin perpara
Me kujton qe je me mua
E une e dobet ndihem ende
Te lutem me mbaj
Se shpirti shume me eshte lodhur
E gjunjte me jane drobitur

Po vij pas teje Zot,
E di qe me ty fillimet jane te sigurte
Me ty fillimet sjellin shprese
Dera pas po mbyllet
Te lutem me ndihmo te fal,
Ata qe zemren ma vrane.
Te fal ashtu si Ti me fale
Kur ndaj Teje ende armik isha.

Po vij pas teje Zot,
Me rretho, me mbaj fort
Tek hedh hapat si femija qe e di
Qe te ka prane gjithmone
Te rend e sigurte para
Mbajtur fort tek Ty
Me syte drejt finishit
Dhe ne zemer gezim.

© Rudina Bakalli

Rudina Bakalli

×
Share This