Nje ore e copetuar, nje majmun kukull, canta, pashaporta, rroba, vizatime femijesh, valixhe dhe copa te avionit mes shkrumbit dhe hirit. Keto jane cfare lane pas pasagjeret e fluturimit MH17, te cilet ishin nga kombesi te ndryshme: hollandeze, malajziane, indoneziane, angleze, gjermane, kanadeze, nga Hong Kong, etj Disa vetem, disa me familje, disa me kolege pune. Dikush per pushime, ndonje tjeter per biznes, disa per nje konference te rendesishme. Asnje nuk eshte me, vec kujtimit te tyre. Profilet e tyre ne rrjetet sociale jane mbushur me mesazhe te miqve dhe familjareve te tronditur, te cilet jane ende te shokuar dhe e kane te pamundur te pranojne se kjo tragjedi eshte e vertete.
CNN ben nje pune fantastike per te sjelle ne fokus jeten njerezore pertej numrave e statistikave te tragjedise. Sepse edhe pse ishin 295 pasagjere e ekuipazh, ata secili ishin nje jete, kishin familje, te dashur te zemres, miq, shoke, kolege. Kishin endrra dhe qellime te cilat tashme i moren me vete, duke lene ketu copeza te sendeve te tyre te shperndara tani ne token Ukrainase, dhe nje boshllek e dhimbje te thelle, e mbi te gjitha shume pyetje.

“Isha vone. Mora nje taksi nga hoteli por kishte shume trafik dhe kur arrita ne aeroport e kisha humbur avionin- thote mes lotesh nje nene me nje femije te vogel ne krahe- nuk e di, jam shume e tronditur, nuk e di c’te mendoj. Mua me eshte dhene nje shans i dyte” thote ajo per gazetaren e CNN.

Por 295 te tjeret iken dhe s’jane me. Kur tragjedi te permasave te tilla ndodhin, na kujtojne per brishtesine e jetes dhe faktit qe nuk kemi asnje nga ditet apo sekondat tona ne kontroll. Ato duhet te na shtyjne te reflektojme per gjerat themelore te jetes, qellimin e saj dhe nevojes sone per te qene ne paqe dhe ne nje marredhenie te drejte me Dhenesin e Jetes. Vetem atehere kur kjo marredhenie themeltare te jete rivendosur, mund te ikim te sigurte. Vetem atehere mund te jemi te sigurte qe “kemi marre krahet e engjejve dhe po fluturojme me ta” sic edhe shkroi nje nga miqte e nje pasagjeri te MH17. Dhe vetem atehere ata qe lame pas mund te gjejne ngushellim e force ne ate shprese te patundur te jetes se re.

 

Share This