Shigjete

“Cdokujt qe ka nevoje per shprese”-Mesazhi ne rrenojat Maja

mesazhi ne shisheKejti Kraus ishte në javën e fundit para dasmës së saj, kur shoku i saj i zemrës humbi jetën. Kohë më vonë dikush do të gjente një shishe me mesazhin e saj në rrënojat e tempullit Maja. Ajo shkruante:

“Cdokujt që ka nevojë për shpresë

Unë quhem Kejti, dhe duhet të isha tani në muajin e mjaltit. Një javë më parë duhet të isha martuar me dashurinë e jetës sime. Ai ishte shoku im më i mirë, që ndërroi jetë. Quhej Iri, dhe ishte gallatë, i fortë, i dashur, i kujdesshëm. Më bënte të ndihesha sikur të isha e vetmja vajzë në botë. Që ditën e parë që ecëm për dore, e kuptova që ky ishte burri me të cilin doja të martohesha. Donim të vizitonim tempullin Maja dhe rrënojat e tij. Ishte kaq i ngazëllyer kur vendosëm të shkonim në këtë udhëtim. mesazhi ne shishe 1Prandaj vendosa të nisesha në këtë udhëtim, t’i ngjitem malit për të. Fjalët e mia të inkurajimit janë këto: kurrë mos u dorëzo, më e lehtë për t’u thënë se për t’u bërë, e di por përpiqu. Ka kaq shumë jetë para teje dhe ti kurrë nuk e di se kur do të mbarojë. Gjithmonë duaj. Ka kaq shumë lëndim dhe zemërim në këtë botë, saqë nuk do të doje të largoheshe pa dashuri në zemër. Ji gjithmonë vetvetja dhe qesh, sepse Ai, i vetmi për ty, gjithmonë do të të dojë në të vërtetë për atë që ti je, dhe nuk do të të bëjë të ndihesh sikur duhet të ishe dikush tjetër.

Personi i duhur, do të të bëjë të ndihesh e veçantë sikur të vish nga familje mbretërore. Por mos harro, edhe ti duhet të ndjesh për të dhe ta trajtosh atë njësoj, ky është respekti. Kushdo që e gjen këtë letër, lutem që do të ketë gjetur dashurinë ose do të gjejë këtë lloj dashurie. Këtë lloj dashurie që nxjerr më të mirën nga ti, që të bën të jesh një person më i mirë. Dhe për këdo që e ka gjetur këtë lloj dashurie dhe e ka humbur, vazhdo duaj të tjerët, mos lejo që dashuria të vdesë, përpiqu të buzëqeshësh, jetoje jetën.

Duaj gjithmonë,

Kejti Kraus”

Ndërsa lexon për histori të tilla, sa tragjike por aq edhe të pa perceptueshme, nuk mund të mos mendosh për forcën që fle në zemrën njerëzore. Një forcë të cilën pa druajtje do ta quaja hyjnore, sepse e tillë është. Në fund të letrës ku Krasi ka hedhur mesazhin e saj, mund të dallohen disa citate domethënëse. I pari thotë: “Jini gjithmonë të gëzuar; lutuni pa pushim; jini falenderues në të gjitha rrethanat,sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju”  ndërsa citati i dytë mbyllet me “sepse Ai është burimi i gjithë gëzimit tim”. Kjo hedh dritë mbi kurajon e kësaj vajze të panjohur, për të vazhduar jetën në mes të tragjedisë më të madhe, për të guxuar të ëndërrojë dhe shpresojë se Ai që e do me dashuri të përsosur ka rezervuar një të ardhme dhe gëzim për të.

“Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju thotë Zoti, mendime të së mirës dhe jo së keqes, për të ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë” Jeremia 29:11

Në çfarë do lloj situate të jesh, mos u dorëzo. Ka shpresë!

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This