Shigjete

E vërteta e Tomas Edison dhe nënës së tij-A ishte ajo nëna heroinë?- Pjesa 1

tomas edisonHistoria virale e djaloshit të vogël Edison, i cili vrapoi me letrën e shkollës tek nëna e tij, duket të jetë më shumë një legjendë. Sipas Truthorfiction, nuk ka asnjë evidencë të shkruar se kjo histori frymëzuese të jetë e vërtetë në formën në të cilën po qarkullon në internet.

Cila atëherë është e vërteta? A ishte Tomas Edisoni një fëmijë të cilit shkolla i mbylli dyert? A është e vërtetë që nëna e tij ndryshoi fjalët e asaj letre dhe Edisoni nuk e mësoi të vërtetën deri pas vdekjes së saj? A u quajt Edisoni “addle” apo “mendje prishur” nga mësuesit e tij?

Sipas Truthorfiction*, Edison vuante nga disleksia dhe  ishte i vetëdijshëm për mënyrën se si shihej nga mësuesit e tij. Ai madje kishte shprehur zemërim kur mësuesi i tij, Reverend Engle do ta quante “mendjeprishur”. Në biografinë për Edisonin: “Thomas Alva Edison: Shpikësi i madh amerikan” Luis Bets (Louise Betts) jep më shumë detaje rreth sfidave që Tomas Edisoni kishte me stilin e mësimdhënies së Reverend Engle.

Për një djalë që ishte mësuar të mësonte gjërat sipas mënyrës së tij, dhe të luante i vetëm gjithë ditën, të rrije ulur për disa orë në një dhomë të vogël shkolle, ishte thjesht torturë. Tomit nuk i pëlqente shkolla aspak. Reverend Engle dhe e shoqja e tij i detyronin fëmijët të mësonin mësimet përmendësh dhe t’i përsërisnin me zë të lartë. Nëse ndonjë nga nxënësit do të harronte një përgjigje apo nuk do të kishte mësuar mjaftueshëm, Reverend Engle do ta ndëshkonte duke e gjuajtur me kamzhik lëkure. E shoqja e tij jo vetëm që aprovonte këtë masë ndëshkimi, por thuhej se ajo kishte dorë edhe më të rëndë se i shoqi.

Tomi nuk mund të mësonte përmes frikës. As nuk mund të rrinte ulur dhe të mësonte përmendësh. Atij i pëlqente t’i zbulonte gjërat vetë, të bënte pyetje. Për këtë arsye ai mësoi shumë pak gjatë muajve të parë të shkollës dhe notat e tij ishin të këqia.

Më vonë, Tomi do të përshkrunte kështu eksperiencën e tij në shkollë:

“Më kujtohet që nuk arrita kurrë të shkoja mirë në shkollë. Isha gjithmonë i fundit i klasës. Ndihesha gjithmonë se mësuesit e mi nuk më kuptonin, dhe se babai im mendoi se unë isha budalla”

Cfarë tha Tomi për nënën e tij dhe cili ishte roli i saj? A ishte ajo me të vërtetë nëna heroinë që  I dha krahë?

Më ndiqni nesër në pjesën e dytë të artikullit

https://shigjete.com/e-verteta-e-tomas-edision-dhe-nenes-se-tij-a-ishte-ajo-nena-heroine-pjesa-1/

*materiali i cituar nga biografia është marrë nga www.truthorfiction.com

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This