Shigjete

Historia e Tomas Edison flet për një nënë shqiponjë- Pjesa II

tomas“Biri im nuk është së prapthi!-deklaroi Zj. Edison ndërsa shtoi

-dhe besoj se e di çfarë po them. Edhe unë u kam dhënë mësim fëmijëve dikur!”

Pavarësisht përpjekjeve të saj, as Reverend Engle as gruaja e tij nuk ndryshuan mendim se Tomas Edison ishte një fëmijë me të meta dhe i mbrapshtë. Por Zj. Edison ishte shumë e sigurtë në mendimin e saj për të birin. Në atë moment e kuptoi se çfarë duhet të bënte.

“Shumë mirë- tha ajo – unë po e heq djalin nga shkolla juaj!”-Tomi nuk mund t’u besonte veshëve. “Do ta mësoj unë vetë në shtëpi!”

Tomi ngriti sytë drejt nënës së tij, kjo grua e mrekullueshme që besoi tek ai. Ai i premtoi vetes se do ta bënte nënën e tij të ishte krenare për të.

Më vonë gjatë jetës së tij, Edisoni do të thoshte:

“Nëna ime ishte përbërja ime. Ajo ishte e prerë për mua. Ishte kaq e vërtetë dhe e sigurtë për mua: dhe unë u ndjeva se kisha diçka për të jetuar, dikë që nuk mund ta zhgënjeja”*

Nëna e Tomas Edison ishtë një luaneshë, e njëkohësisht një shqiponjë. Luftoi me forcën dhe vigoritetin e një luaneshe, ndërsa pati vizionin e një shqiponje. Ishte kjo dashuri, vendosmëri, vizion dhe këmbëngulje e saj që i dha krahë Tomas Edisonit, fëmijës që nuk rrinte dot ulur në një vend, që ishte jashtë standartit për sistemin shkollor të kohës së tij, por që u kthye në studentin e shkëlqyer në shkollën shtëpi të nënës dhe që i dha asaj shoqërie që e kishte refuzuar dhe skualifikuar shpikjet më të mëdha që i dhanë hov revolucionit industrial.

Pse më pëlqen më shumë kjo histori se sa legjenda e letrës së ndryshuar? Sepse kjo është akoma edhe më e fuqishme! Një nënë që e ngriti birin e saj nga një etiketim i pashpresë, që i dha besim kur askush tjetër nuk i besoi, që e ngriti lart kur të tjerët e ulën poshtë dhe e demoralizuan, që iu përkushtua kur të tjerët hoqën dorë prej tij. Kjo është mbase një nga ato histori mahnitëse që dëshmojnë në mënyrë të fuqishme për dashurinë transformuese.

Kjo dashuri më rezonon me dashurinë më të madhe që ka njohur njerëzimi. Ajo dashuri vetësakrifikuese që tha: Unë të marr ty!

Dashuri që u provua në kryq. U lartësua në ringjallje dhe merr krahë dhe jetë në çdo zemër që i bën vend, duke e shndërruar personin në një fitimtar.

Reflektim: Cfarë kuptimi mund të kenë për ty sot këto të vërteta dhe premtime?

                   Si mund të dukej jeta jote e përditshme dhe e ardhmja jotë nëse këto gjejnë                              zbatim në ty?                

“Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë, mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë. Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë,Krishti vdiq për ne” Rom 4:7-8

“Unë mund të bëjë gjithcka me anë të Krishtit që më jep forcë” Fil 4:13

“Sepse në dobësitë e mia, fuqia e Tij shfaqet e përsosur” 2 Kor 12:9

*nga biografia “Tomas Alva Edison” e Luis Bets

© Shigjete dhe Shigjete.com, 2014-2016.Përdorimi apo dhe/dublikimi i këtij materiali pa leje të shkruar nga autori dhe/ose zotëruesit është plotësisht e ndaluar. Artikujt dhe linqet mund të përdoren, vetëm nëse kreditet i jepen autorit Rudina Bakalli dhe Shigjete.com me adresën specifike të përmbajtjes origjinale

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pin It on Pinterest

Share This