Shigjete

Hallowen-si ta festoj sa me mire?

Sot le te behemi te gjithe shtrigan e shtrigane! Le te lyhemi si lugeter, si djaj, te ngjyhemi me te kuqe sikur gjaku po na bucet nga syte e temthat e gojet. Sot le te shemtohemi sa me shume, se sot kemi feste! Sot nje pjese e botes, ajo qe enderrojme te kapim, eshte zgjuar shtrigane prandaj le te mos e humbasim rastin as ne per t’u bere shtrigane! Eshte qejf, eshte fun, eshte moderne, eshte bukur. Le te postojme pastaj fotot ne instagram e facebok, e t’i tregojme gjithe botes sa bukur ia kaluam dhe tregimet e shtriganeve. Le te marrim sa me shume likes, ne fakt te jemi te paret qe marrim me shume likes e te behemi yjet e shtriganeve. Sepse sot eshte Halloween. Nuk ka rendesi se cfare eshte halloween, pse lindi e ku e ka origjinen, ne njerezit moderne kemi variantin tone. Ne jemi mendje hapur e nuk biem pre e atyre brezave parardhes te prapambetur e mendjendryshkur, plot bestytni e legjenda urbane. Ne jemi njerezit e perparuar, te evoluar,  dhe te ndricuar, qe nuk besojme ne jeten e pertejme, as ne djaj e as ne shpirtera, por thjesht per fun e per gallate sot do te vishemi si djaj e shtrigane, packa se ata qe e shpiken kete feste u veshen ashtu nga halli, u veshen ashtu nga frika se portat e vdekjes hapeshin naten e halloween, dhe shpirterat e keqinj mund te sulmonin shtepite e tyre dhe te merrnin jeten e te afermve te tyre. Packa se ata e nisen kete feste si nje ritual bestyt, si nje ritual adhurimi ndaj vdekjes, si nje ritual per te kenaqur e trembur shpirtrat e vdekur, ne do te festojme per qejf sepse ne jemi brezi i qejfit qe festojme c’te na dale perpara pa pyetur se cfare po bejme! Mjafton te jemi moderne, te ecim me kohen, te jemi mendje hapur!

Happy Halloween dhe mos i kurse leket, se TEG sot ka ulje qe ti te behesh shtrigani me i bukur! Dhe mos harro foton ne instagram e facebook! Dhe mos guxo te besh pyetje te thella, se ky brez e kjo kohe nuk ka as nge e as qejf, ky brez do qe te shijoje momentin ne maksimum, ne shkembim te jetes se vertete!

Faleminderit që u regjistruat në Shigjete! Uroj që të gjeni inkurajim dhe frymëzim teksa bashkëreflektojmë mbi ngjarjet e përditshme përmes lenteve të besimit të krishterë. Shpresoj që përmbajtja do të zgjerojë botëkuptimin tuaj për jetën, Zotin, Jezusin dhe fuqinë hyjnore që na fton ta përjetojmë përditshmërinë me qëllim dhe shpresë. Zemra ime është që, ndërsa ndiqni përmbajtjen time, paragjykimet që mund të keni pasur për Jezusin apo besimin e krishterë të veniten, dhe të mund të shihni nga afër si duket jeta kur jetohet me hir, të vërtetë dhe dashuri.

Pin It on Pinterest

Share This